35 vite në burg padrejtësisht, qeveria e dëmshpërblen me 3 mln USD

J L

Një grua që kaloi 35 vjet në burgun e Nevadas për një vrasje që nuk e kishte kryer, do të dëmshpërblehet me 3 milionë dollarë për burgimin e padrejtë.

Cathy Woods, 68 vjeç do të vazhdojë të kërkojë nëpërmjet avokatëve akoma më shumë dëmshpërblim, madje edhe nga dedektivët që ajo akuzon se kanë fabrikuar provat kundër saj, ndërkohë që kishte qenë paciente në spitalin mendor të Luzianës në 1979, sipas avokates së saj Elizabeth Wang.

Woods u lirua nga burgu në 2015 kur dolën në dritë prova të reja për vrasjen e 1976-ës të një studenti të kolegjit në Oregon.

68-vjeçarja që jeton tashmë me të afërmit e vet në qytetin Anacortes, ka qenë gruaja që ka vuajtur më shumë burg në historinë e SHBA, padrejtësisht.

“Edhe pse asnjë sasi parash nuk kompenson atë që ka kaluar klientja ime, të paktën kjo shumë do të përdoret për kujdesin e saj”, thotë avokatja.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • S’ka para qe te kompensojne kete tragjedi. Dhe si kjo ka patur edhe te tjere, te denuar per krime te pa kryera prej tyre.

  • Ne fund te fundit marin nje vleresim financiar apo vemendjen e shtetit. Po keta tanet te burgosurit politik qe i ridenuan pas komunizmit. Politikanet tane hajduta te felliqur e pagofshin me koken e femijve te tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *