Një 35-vjeçar nga Berati është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.
35-vjeçari me iniciale M.L është vetëvarur gjatë natës në dhomën e tij të gjumit dhe u gjet sot në mëngjes nga familjarët.
Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë paraprakisht dyshohet se viktima ishte në gjendje depresive.
Grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.
