3500 metra nën nivelin e detit, zbulohet në Antarktidë pika më e thellë tokësore

J L

Planeti Tokë në dekadat e fundit është monitoruar me imtësi në pothuajse çdo kilometër katror, falë edhe pranisë së satelitëve që kanë arritur një nivel detaji domethënës.

Por ka një kontinent që ende në disa pjesë të tij mbetet misterioz.

Po flasim për Antarktidën, kontinentin e vetëm të pabanuar, po të përjashtojmë disa stacione shkencore të vogla.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, duke bashkuar pamjet satelitore me të dhënat e sasisë së akullit nga viti 1967 kanë arritur të krijojnë hartën më të detajuar të kontinentit.

Dhe nuk mungojnë surprizat, ku më e madhja është zbulimi i Akullnajës Denman, një kanion që zbret 3500 metra nën nivelin e detit, duke thyer rekordin e Detit të Zi,  400 metra nën nivelin e detit.

Rekordi vlen për ultësirat në Tokë, nga momenti që pika më e thellë në botë mbetet Kanali Mariana, në Oqeanin Paqësor, që arrin 11 mijë metrat.

Pamje nga sateliti e akullnajës Denman

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • 1 – 3500 metra nën nivelin e detit, zbulohet në Antarktidë pika më e thellë tokësore.
    2 – pika më e thellë në botë mbetet Kanali Mariana, në Oqeanin Paqësor, që arrin 11 mijë metrat.
    Kete te dyten e di para shume dekatave si pika ma e thelle e globit.
    Por kjo gazeta dita meqe e merr persiper te na percaktoi thellesin ma te madhe te vendosin per njeren dhe jo per te gjitha thellesit ku vecon sejcilen ma te thelle te globit.
    Edhe Shkodra asht qytet si gjithe qytetet;
    Dhe ne ate shkoderloce kemi shume te medha.si:Arra e madhe,rruga e madhe kisha e madhe.E vet Shkodra asht ajo qe asht,e vogel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *