Si i propozoi Enveri për martesë Nexhmijes

Saimir Lleshi

Të hënën në Dritare, në Vizion Plus, do të shfaqet intervista e fundit që Nexhmija Hoxha, jep për median.

Intervista e lamtumirës së gruas së Enver Hoxhës, që vendos për herë të parë, të tregojë 95 vitet e saj dhe sidomos vitet kaluar me të shoqin, që nga njohja, propozimi, martesa, jeta bashkëshortore dhe puna e përbashkët, deri te momenti, kur vdiq pranë saj. Detaje intime të panjohura, prej të cilave kemi shkëputur disa fragmente.

Nexhmije Hoxha e tregon kështu propozimin e Enver Hoxhës, në një bazë ilegale, në qershor të ’42, në Tiranë:

“Kështu që një ditë, kur Enveri e pa që unë nuk merrja vesh ose bëja sikur, vendosi të flasë vetë. Një ditë vere më tha, po shtrihem të fle, më zgjo në orën 5. Unë shkova ta zgjoj, por ai në fakt nuk kishte fjetur, ndoshta kish ndenjur për të marrë vendimin e tij.

Aty më bëri propozimin për martesë, një propozim aq prozaik, sa nuk e kisha menduar kurrë. Ai, përpara se të më thoshte shprehimisht të dua, më tha, tek po bëja kafenë që më kishte kërkuar:Unë dua të martohem me ty”.

Unë ngriva, mbeta aty, duke bërë kafenë, e nuk po lëvizja, ndërsa ai më thotë: “Po, hë, supë po bën? Ulu këtu se nuk të ha!”, domethënë, u mundua të më shkrifëronte pak. Me kokën ulur, i thashë: “Unë nuk martohem gjatë luftës”.

“Po kush tha që do martohemi në luftë”, tha ai: “Në fillim do u themi miqve, por mendohu mirë, se ti je e re e kemi diferencë moshe”. Pastaj vazhdoi: “Por unë nuk mund ta zgjas shumë, se aneja pret, ngaqë jam djalë i vetëm”. Unë nuk iu përgjigja në atë kohë, por kaloi nja një muaj e pak dhe pastaj i ktheva përgjigje.”

Ndërsa, kur flet për letërkëmbimin mes tyre, ajo thotë se ka 100 letra, shkëmbyer gjatë luftës dhe sidomos gjatë periudhës së martesës:

Letrat më të bukura janë të kësaj periudhe, që m’i shkruante natë për natë. Disa i dërgonte, disa jo, disa i gjeta më vonë. Këto janë letra, ku dukej tamam si gjimnazist, shumë të bukura. Këto dhe të luftës për mua janë thesari më i çmuar, këto dhe ditari i tij janë i vetmi thesar që më ka lënë, e jo gjë tjetër”.

Kur zonja Hoxha tregon për karakterin e të shoqit, pohon se gjëja që urrente më shumë, ishin borxhet:

“E kishte në gjak zakonin e Gjirokastrës, borxhin nuk e donte, e dinte që borxhi të bënte skllav. Edhe për Titon ashtu thoshte. Kosovarët kanë bërë kaq borxhe me të, madje ata kanë thënë, qan fëmija në bark të nënës, pra kur do t’i paguajnë këto borxhe.

Ndërsa kur tregon për dosjet e punës, që sillte në shtëpi, Nexhmije Hoxha, veçon dy prej tyre:

“Një nga gjërat që kam vlerësuar shumë te ai, ishte se ai nuk i sillte preokupimet e zyrës, qofshin këto të mëdha e politike, qoftë edhe sesi kishte kaluar. Ndonjëherë kur hanim bukë, fillonte të tregonte se çfarë ndodhte në zyrë, kush i kishte ardhur.

Meqenëse ishte i sëmurë, unë i thosha lëre, e bisedojmë më vonë, ha bukë tani. Rrallë ka marrë dosjet në shtëpi, 2-3 raste që mbaj mend, kur ishte mbledhja e Moskës dhe ku u mbajt qëndrim, është i vetmi rast që punoi ditën dhe natën, për një kohë të gjatë sepse i dukej një vendim shumë i zorshëm për t’u marrë. Këto dosje pune, i ka parë edhe Ismail Kadare.

Rasti tjetër ishte kur duhej vendosur, për hidrocentralin e Skavicës. Ishte i vetmi që organizonte tërë sistemin hidroenergjetik dhe Enveri shikonte edhe anën politike. Peshkopia që kishte tokat më të shëndetshme dhe më të mira, mbytej në ujë. Çfarë do ndodhte me këtë popullsi tradicionalisht të pasur, të mirë, shumë punëtore? Dhe së dyti, kufiri me Jugosllavinë.

Në fakt, ai hidrocentral nuk u bë për arsye financiare, më pas. Kur u fol më vonë për këtë ngjarje, unë mora Farudin Hoxhën dhe i thashë; mban mend sa është diskutuar për këtë gjë? Tani dëgjoj që po diskutohet përsëri, shumë, për Skavicën”.

Intervista, e cila do të shfaqet të hënën, 8 shkurt, ora 20.45 në Vizion Plus, shoqërohet nga foto dhe video të arkivës personale të familjes Hoxha që shfaqen për herë të parë për publikun shqiptar dhe fragmente të shkëputura ekskluzivisht për Emisionin Dritare nga letërkëmbimet dhe ditarët e bashkëshortëve Hoxha./dritare.net

1

 

Share This Article
17 Comments
  • ESHTE THEJSHT FALLSIFIKIM

    i historise se HEC-it te Skavices, i bere akoma me negallomanine e te “diturit” pa pengesa te çdo gjeje qe ka te beje me kete bote.

    Edhe sot, pas me shume se gjysme shekulli, Fahrudin Hoxha e kushdo tjeter i rangut te tij, nuk mund te garantoje nje projektim te HEC-it te Skavices, as me metodat super te shpejta dhe moderne te sotmet, aq me pak te djeshmet.
    E kam thene edhe ne komentet e tjera ne lidhje me kete teme, se e vetmja tipologji dige per Skavicen, eshte dhe mbetet “dige harkore me beton te armuar”.

    Eshte shume me ndryshe nga ndertimi i nje pallati me njezet e tridhjete kate nje llogari e tille, projektuesit e me pas zbatuesit, per nje ecuri pa probleme ne kompletimin e nje kolosi te tille u duhet ekpseprienca ne kete fushe. As Faruk Harudini e as te tjere nuk e kishin e nuk e kane.
    Problemi ekonomik nuk ishte faktori kryesor ne mos realizimin e Skavices, ishte dhe ngelet ai i mirefillte teknik.
    Nuk di ne eshte gjalle Fahrudini, mjafton te intervistohet dhe dallkauklleqet e Xhuglines mund te shuhen si te shume te tjereve.

    • OPS !

      E quajta gabimisht Faruk, inxhinjerin Fahrudin Hoxha.

      Megjithate perfitoj nga rasti per te shprehur edhe idene time mbi kete veper kolosale energjitike:
      Nga publikimi i djeshem e “varianteve” te Skavices, ne DITA, me bene pershtypje zgjidhjet me dy kuota 385 dhe 395 mt, te aksit te turbinave (sepse kjo konsiderohet edhe si kuota e HEC-it) duke lene “te lire” apo te pa shfrytezuar me shume se gjysmen e kapacitetit ujembajtes ne rast shfrytezimi deri ne kuoten 441 mt. (je te kuotes se turbinave Frensis – por ate te lartesise maximale te ujit ne liqenin e Skavices.

      Demi ne kete rast eshte i pallogaritshem. Dikush, si Xhuglinja, foli per demet ndaj banoreve, shperngulja etyre etj,.
      Ne fund te fundit edhe ekonomikisht, aq me teper edhe si zgjidhje strategjike per pavaresine energjitike te vendit, me kohe nje ndertim i tille do mbuloje jo vetem demet ndaj banoreve, por edhe mund te krijoje biznese te reja per ta, siç mund te jete peshkimi, turizmi e aktivitete nga me te ndryshmet sportive e kantieristke te ndertimit te varkave lundruese etj.

      Zgjidhja me e arsyeshme, mendoj te behet ndertimi ne dy faza, me kuota te ndermjetme te shfrytezimit, pra edhe te krijimit te liqenit, qe nuk mund tti lihet ne dore shalabakeve te megallomanise.

      Siç eshte fondamentale, investimi duhet te jete teresisht publik, per vete autonomine e menaxhimit ardhshmeror si faktor strategjik.

      Ndertimi (duke u nisur edhe nga projektimi) duhet bere p.sh. fillimisht ne kuoten 350 deri ne 400mt (lartesia e ujit), duke krijuar mundesine ne kohe te shpernguljes se asaj pjese te banoreve qe mund te preken nga keto kuota. Me pas deri ne maximumin teorik te shfrytezimit, ne mos gaboj 440-445 mt.

      Diga si barriere ujembledhese mund te shfrytezohwet fillimisht ne faza te ndryshme te ndertimit te saj edhe me kuota me te uleta te niveleve ujeore.

      E gjitha duke u paraprire nga nje staf specialistesh, natyrisht edhe te huaj, qe jane ne gjendje te garantojne nje veper te tile gjiganteske, te realizojne kete mrekulli qe vetem natyra na e ka dhuruar si askujt tjeter.

  • Enveri ishte kollos qe u q.u rrobt te gjithe atyre fshatareve te qelbur qe vete i beri njerez dhe donin ti hanin koken. Ua shk… eu jo vetem gjinin femerore neper internime por edhe meshkujt neper kampe ua perdhunoj. Diktator dhe anti-Shqiptare me raste ishte por plehrave u tregonte vendin me kuc e me mac.

  • Po si nuk the njehere te verteten,moj korbe.Vajte 100 vjet dhe nuk harrove njehere te thoje te verteten!Po cfare borxhesh u la Tito Kosovareve?Femija ne bark te semes kelthet nga krimet tuaja,moj korbe!Po si nuk fole njehere per krimet qe keni bere?Si nuk fole si i pushkatove ti shoqet e luftes?Si s`ke turp tregon kurvnilluqet e tua,kurse Shejnaze Juken e vrate prapa kraheve bashke me te fejuarin intendentin e shtabit pergjithshem Mehmet Bajraktari,sepse nuk pranoi te prostituonte me Enver Hoxhen.Ku perfunduan Ramize Gjebrea,Drita Kosturi,Mynever Zaimi,,o ne burg,o ne dhe.Vetem ti me bashton e gjirokastres kishit te drejte te palloheshit ne lufte si cifti Alfa.Pse nuk i permend letra-porosite per atentate,qe te conte Enveri,se jane botuar dhe nuk i fsheh dot!Kur tu lut e ema e Sabiha Kasimatit per ta hequr nga listat e Enverit,kur tu lut Liri Belishova per te takuar te bijen 20 vjec ne onkologjik,kur e vrave per se gjalli vajzen e Turdive,si nuk t`u drodh zemra?Ti je nje kuceder e pa shpirt,qe edhe Ledi Makbeth do ta kishte zili,por bej dua Sali malokut qe e vute ne komande qe t`ju shpetonte ju kriminele,se duhej te ishe zvarritur rrugeve te Tiranes,me keq se yt shoq.

  • PSE NUK FLET NEXHMIJE HOXHA PER PROSTITUTAT E ENVERIT NE FRANCE KUR HARXHONTE LEKAT E BAHRI OMARIT NE BORDELLOT E MONTPELJESE DHE PARISIT?

    dhe qe nuk morri asnje provim dhe nuk mbaroi dot asnje shkolle ne dallim nga shoket e tij shqyptare me te varfer se ai? Ketu dua t’i kujtoj kesaj kriminele gjakatare si Merimange e Zeze qe me burrin e saj Pederast dhe Sadist i lindur qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe qe kujton ne DITA dhe Vizion Plus Kohen e Qepes me mallengjime mashtruese familjare si ne filmat ADAM’s FAMILY, kujtime satanike te kesaj xhelate te popullit shqyptar qe nuk permbajne as edhe nje pike PENDIMI moral per krimet monstruoze te kryera nga ajo vete dhe te burrit te saj, pra ne pinjollet e inteketualeve properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga BISHAT Enver_nexhmije te shitur tek Jugosllavia dhe Moska vetem pse donin qe Shqypnia te behej ashtu sic po kerkon te jete sot, pjese e BE-se Antikomuniste, pra ne pinjollet properendimore duam t’i themi kesaj KERME qe nuk ndjen kurfare faji apo pendimi per krimet e saj:

    KERKO FALJE PARA VDEKJES O KERMA GJAKATARE NEXHMIJE HOXHA PER KRIMET MONSTRUOZE NDAJ POPULLIT SHQYPTAR DHE NDAJ TE HUAJVE SE NDRYSHE DO TE DIGJESH PA FUND NE BOTEN TJETER NE ZJARRIN E FERRIT BASHKE ME BURRIN TEND PEDERAST! KERKO FALJE O NEXHMIJE HOXHA PER GJEMEN QE I BETE VATANIT!

    dhe para se te ngordhesh o plake kriminele pa piken e moralit:

    KUJTO DHE QAJ PER SHOQEN TENDE SABIHA KASIMATI QE ENVERI E PUSHKATOI VETEM PSE I REFUZOI ENVERIT SEKSIN NE RINI! QAJ O NEXHMIJE HOXHA PER SABIHA KASIMATIN SIC QAU NENA E SAJ!

    dhe:

    TURP DHE REZIL PER MEDIAN TONE KOMBETARE QE I JEP TRIBUNE NJE KRIMINELI MONSTRIOZ SIC ESHTE ENVER DHE NEXHMIJE HOXHA, ASHTU SIC E CILESOI EDHE AMBASADORI AMERIKAN NE TIRANE.

  • Anet pozitive i deklaron Nexhmija.Anet negative i deklarojne komentuesit.
    Asnjanesit do bejne bilancin
    Me deklaroni nji rast te vecant ne gjithe historin boterore qe iks pushtet mbahet pa dhune.Mbahet pa ligje,po me ligje dashurie per shkelesit penal.
    Autokritike:
    E dija qe ne ate kohe qe hidrocentrali i Skavices nuk be sepse permbyte shume toka te shtetit jugosllav dhe duhesh ba marrveshje dy paleshe si per ndertimin (a na lejon shteti jugosllav per ta ndertu)si dhe per shfrytezimin.Kuptohet perfitime qe duhet ti beheshin shtetit jugosllav.
    Pershendetje Xumit per skjarimet si specialist,si njohes ne sekretet e ndertimit te hodrocnetraleve.

    • IRONI(K)UT M.H. !

      Fluturo edhe ti me presh ne mender me thene ne “MH”. Jugosllavet e djeshem dhe te sot’tem natyrisht qe do e ngrejne steken e kapercimit te pretendimeve te tyre, megjithate gjithnje zgjidhja gjendet. Ata (jugosllavet e djeshem dhe maqedonasit e sot’tem) jane ne deficit energjitik te rendesishem, dhe ndertimi i gjiganteve te tille i joshte dje dhe do ti joshe edhe sot. Ishte dhe mbetet nje bashkepunim tregtar mes dy paleve.
      Nuk na the zotrote preshmbajtes ne mender me thene, ne se ke dijeni te ndonje specialisti qofte edhe Fahrudini, te jene te afte te projektojne kete lloj vepre ?

      Ben mire te rendesh per te kullotur tek parku i kryekalifit, pas kryeministrise, se shume shoke e shoqe tuajat pa ta mbarojne barin qe te duhet per te mbijetuar…me gojemutpjerdhje.

  • Pak me shume respekt zoterinj.Kujtoni se ne vitet 1957-1987 jane ndertuar edhe Hece te tjera qe nga Shkopeti e deri tek Komani! Ju mohues te djerses te puntoreve dhe specialisteve shqiptare tegojeni veten duke bere ndonje veper se mbetet duke vjelle per nje cerek shekulli!!! Tung!

  • Ne demokraci secila pale ka te drejte jape mendimin e tij :
    PAla qe ka vuajtur ka te drejten e saj ta denoje e denigroje
    regjimin e permbysur , ndersa pala tjeter e mbron ate regjim dhe kjo eshte e drejta e saj duke qene ne demokraci. Problemi qendron te raporti : qe nuk bazohet
    te nje fare ”intelektuali” qe vetem jashteqit nga goja vetem mllef dhe une jam i bindur ky fare burri mund te kete qene ndonje ”kuader nga ata rrevolucionaret” qe
    betoheshin e pergjeroheheshin per partine dhe whokun
    E.Ho…!!! Ky eshte ?izerabiliteti me i madh te ne si popull’
    ku sapo ”jep shpirt” mbreti , brohorasim ”rrofte mbreti”!!!

    • ME KE TE KRUHET

      ty dhe ketij tjetrit me lart, duhet akoma te thithetish biribucin e gjermaneve te shemtuar ku po merr njohurite tuaja si te mbijetosh duke u zvarranisur nen urave te Frankfurtit.
      Vertet kam qene kuader por duke e fituar me djerse e sakrifica, por kam ndihmuar me te dobetit e te pa mbrojturit, e tipa si ti dhe kjo mikeresha e jote “Lion” i kam bere te kercejne napoloin me bisht fshese ne prapanice.

      Dhe per dijenine tende gjermano-tope-boshatisese jam i deklaruar nga gjyshi yt, dashnori i sat’eme, serbo-boshnjak Ramiz Qenef Alia “armik i popullit shqiptar”, e nuk e ka lejuar te kthehem ne Shqiperi per shume kohe

      Ndyresira …

  • *****Edhe dritën e diellit po të kishin mundësi këto kërma , gjallesa ,kalbësira të historisë ( që nuk i kan dhënë asgjë pozitive kombit ) por , vetëm po shfrynë zjarr nga goja dhe po shprazin helmin në fund të barkut ,llagëmin ,për të helmuar dhe kalbur gjithë kombin. Në prizmin e luftës kundër E.Hoxhes shkatrruan vendin ,me pyje ,me fusha ,me lumejë,me fabrika ,me uzina ,me ushtri ,etj,etj…duke lënë 70%të popullsisë sot pa punë në varfëri ekstreme ,me përmbytje në ujë dhe mjerim dhe gjysmën e popullsisë kan braktisur atëdheun emigrant rrugve të botës.Fytyra patologjike kriminale ,intriguese tregohet nga disa komentues si intelektuali,demo etj..duke urryer E,Hoxhën .Ai ishte udheheqesi i luftës më të madhe, të suksesëshme ,të lavdishme të shqiptarve , luftën e dytë botrore.Ai formoi shtetin më të forte ,më të civilizuar ,më të shkolluar ,më diktatorial,më demokratik ,MË ME DRITË e brilant në histori të mivjeçare të kombit Shqiptar .Edhe dritën po ta zënë këta intrigantët për të mbuluar tradhtitë e të gjallëve satan .Vepra e E.Hoxhes është si kristali nië yllë që vezëllon në jetë të jetëve.E.Hoxha për shqiptarët mbetet një shenjëtor i përjetshëm,një ëndrr dhe dritë që nuk e shuajn kriminelët,mashruesit,tradhtarët ,hajdutët dhe intriguesit falsifikator të historisë.**************************

  • Intervista me kete femer qe ka 100 vjet qe genjen eshte nje gabim profesional. Une nuk jam as i perndjekur as i burgosur, kam bere nje jete normale nen diktature, por Nexhmije Xhuglini eshte vertet nje Ledi Makbeth e koheve moderne. Ajo e detyroi Enverin te linte si trashegimtar beniaminin e saj Ramiz Aline, i cili nuk kishte qafe per ate kembore qe i vube dhe, ne vend qe ta ndryshonte regjimin si burre shteti, u dhje ne breke dhe e shkaterroi Shqiperine e popullin shqiptar per tre breza me radhe!

  • Bravo per qendrueshmerine , ndershemerin dhe konseguencen.Je simboli i trimereshave te urta te veriut te Shqiperise. Leri qelbesiret vrerevjelles, ata kete pune kane. Monumentin e ndyjne laraskat dhe korbat por ai mbetet monument i nderuar.
    Lavdi vepres se Enver Hoxhes qe ndertoi vendin dhe forcoi kombin tone heroik. Poshte plehrat e historise dhe qelbesirat sqe sot vrasin vjedhi dhe vjelloin ndyresite e shpirtit te tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *