Mbyllja e shkollave në fshatra më duket si logjikë Adhamudhi

redaktor

I nderuar z.Thano

 

Duke ju uruar për pamjen e re të faqes së gazetës Dita, ju përgëzoj juve dhe stafin për punën e madhe dhe të bukur që bëni.

Me këtë rast doja të t’ju tërhiqja vëmendjen mbi një vendim të fundit të qeverisë.

Ministrja e Arsimit, znj.Lindita Nikolla komunikoi një plan për mbylljen e 987 shkollave qe nuk plotesojne numrin mbi 30 nxënës, kryesisht ne fshatra .

Ajo paralajmeroi se do të ketë grumbullime për dy ose tre fshtra bashkë ku nxënësit do të mësojnë në një shkollë të përbashkët. Dakord llogjika nga ana ekonomike duket “e drejtë”, por realiteti duket se nuk e lejon një gjë të tillë .

Kjo për disa arsye .

Së pari, fshatrat shqiptare janë në terrene ose malore ose moçalore, ku veç largësisë midis tyre, kushtet klimaterike do ta bëjnë të vështirë për nxënësit, ose gati të pa mundur transportin e tyre kur ka dëbore, shira të rrëmbyeshme dhe kryesisht përmbytjet e pervitshme.

Së dyti, kostoja e transportit ditor, për një grup nxënësish që do të shkojnë ne fshatin tjetër ndofta nuk është e lartë, por kur bëhet fjalë për 250 ditë të vitit për gati 1000 fshatra dhe… për një jetë të tërë, shifra që qeveria do të paguajë është shumë e madhe.

Së treti, problemi social për gjithë ata mesues qe tashmë janë në punë dhe do të flaken në rrugë me ndonjë asistencë të përkohshme!

Së katërti fshatrat po boshatisen dhe kjo ka shumë arsye. Për të gjitha këto arsye qeveritë janë përgjegjese sigurisht, por arsyeja më e madhe eshte rrënimi social i fshatit dhe e ardhmja jo e sigurt për femijët që lindin dhe rriten aty ..!

ADHAMUDHI, doktori i ” pas vdekjes ” së Çajupit , kishte mënyrën më të thjeshtë për të shëruar pacientin.”Kur ju dhemb një këmbë, e prisni që të shpëtoni këmbën tjetër , kur ju dhemb një sy , e nxjerrim që të sherojmë syrin tjetër”.

Adhamudhi i famshëm u jepte shpjegime njerwzve për shërimin e këmbëve dhe duarve apo edhe te syve e veshëve, pasi ato ishin nga dy, por kur u pyet se ç’do të bëhej me një pacient që i dhemte keq koka, ai e nderronte muhabetin, se sigurisht nuk kishte zgjidhje!

Qeveria ndofta e ka sot të lehtë të bëjë grumbullime në letër se ashtu rregullohet buxheti, por siç duket nuk e vret fare mendjen per popullimin e fshatit, si e vetmja mënyrë efikase për një zhvillim më të dukshëm të vendit.

Ka vende që kanë fshatra me shumë pak familje, por me shkolla dhe shërbime sociale sikur të ishin qytete të mëdha. Sigurisht që ne nuk jemi Norvegji se nuk na la Sala me lukuni të bëheshim të tillë, por kam parasysh, premtimin e Rilindjes dhe të qeverisë së majtë për ta bërë Shqipërinë “Norvegjinë e Ballkanit”.

Eeee nuk mund të bëhet kurrë kjo ëndërr realitet , duke përdorur metoda drastike dhe “të thjeshta” si të Adhamudhit .. !!

 

Partizan Cene

[email protected]

 

Share This Article
8 Comments
  • PARTIZANI NE LUFTE PO SHKONTE

    Do te ta kendoja me kenaqesi kengen e fameshme te partizaneve kur rrekeshin ne lufte, por ti veç emrit nuk ke asnje lidhje me ta, as idilike, as shpirterore, as botekuptimore, as me te voglin shans nuk ke te krahasohesh me ta e te propagandosh si ata.

    Nikollin, ministren e dashuruar pas plep dipllomave, nuk e honeps per deri Xebja e Elbasanit, jo me une e miliona si une, qe bemat e kodoshlleqety e saj tashme po na nxijne jeten e atyre qe menda tu leme ne trashegimi kete vend ku balta, thoshte dikur nje ..s’me kujtohet emri (!) eshte me e embel se mjalta …..

    Nga “libri i trasparences” te vitit 2010-te, se te tjeret jane te nxire me tym pishe, si ato copat e xhamave, me te cilet dikur veshtronim te mahnitur eklipset e diellit,
    kam pikasur egersine me te cilen shkerdhatokratet e ketij çerek shekulli te shkaterrimit te Shqiperise, kane keqperdoruar parate e djerses e gjakut te shqiptareve.

    Me pretekstin e shkollimit per te gjithe, si hipokrite te semure, kane lejuar, e per me teper paguar, mijera grupime, se shkolla bejme mekat ti quajme, me edhe nje nxenes !?

    Te duket çudi, ekzagjerim ? Jo o Partizani i lales, ja te jap ca emra shkollash te mesme, se ato filloret kushdi sa mund te jete numuri i tyre.

    Lefter Talo – Sarande – 7 maturante
    Klos – Mirdite – 5 maturante
    Perlat – Mirdite – 3 maturante
    Reps – Mirdite – vetem 1 maturant
    26 Korriku – Mat – 20 maturante
    Dalip Toçka – ne Librazhdin e qafeshtremberuarit Balla – 12 maturante etj., etj.

    Lista eshte e pafund dhe skandaloze. Edhe ne mes te Tirones ka te tilla, mjafton ti hudhesh nje sy “Librave te Erresires” te injorantes Nikolli e para ardhesve te saj, qe te bindesh per cmiren shpirterore te ketyre shkaterruesve te mireqenjes tone.

    Eshte e drejte qe te grupohen ne qendrat me te medha keto lloj poshtersishe saliberishashiane e ediramiste, ku edhe mundesite per investime do jene me te medha, ku shoqerizimi mes te rinjve eshte me dobiprures, ku e ardhmja ka me teper shanse te jete siç e desherojme per pinjollet tane.

  • FSHATRAT SHQIPTARE.

    Pas 103 vite “shtet”,shume konkluzione mund te vecosh pse ende jemi mjerane.Sigurisht Nr1 mbeten kokat qe na drejtuan.Si per te mirat dhe per katraurat e atdheut o shqiptareve,ata e kane meriten. Por mjerimi qe kemi, deshmon se katraurat,gafat,mekatet, na kane dominuar.
    Nje nga to eshte renimi i fshatrave,braktisja e tyre,mungesa e rrugeve te sakta e te shendosha per tu rezistuar dimrave dhe shirave,qe komunmkimi per te begatuar fermeret private bujq o blegtore,te vinte ne ritje.
    Fshatin s’ka pse ta doje asnje fshatar,fermer o blegtor te cilit nuk ja ligjeron ta kete pronen e tij,token,stallat,shtepine,mjetet e punes.
    Vetem keshtu fshatari nuk braktis fshatin,por e begaton ngaqe kjo begati fillon me mireqenien e tij familjare,dhe jo si e beri komunizmi qe i rembeu edhe bagetine e ja kolektivizoi,superkrim.
    Shqiperia me qeverite e saj,nuk duhej te investonin aq shume per qytetet se sa per fshatrat.Duke braktisur fshatrat qeverite tona, shkateruan ushqimet e popullit,nxiten vershimet e fshatareve drejt pushtimit te qyteteve,krijuan kaosin neper qytetet,i lane tokat djere.Femijet e fshatrave analfabete.Nderkohe qytetet s’kane as fronte pune.
    Shqiperine historikisht e kane mbajtur ushqimet e fshatrave.drejt pazarit te qyteteve.Kjo begatonte edhe familjen fshatare,qe fitonte per shitjene prodhimeve te saj.Nderkohe qytetet nuk mbipopulloheshin,qe mos kishin as pune.
    Kjo gafe historike sa me me kuides e logjike te riparohet,duke bere fshataret fermere private,aq me normalisht do sherohet kjo migrene.
    Te hapen maleve te fshatrave,guroret e reja,per te mare copat e shkembinjve e te cimentosin rruget e fshatrave qe mos shkasin nga shirat o reshjet.Qe te ndertohen shtepi te shendosha nje here e mire,jo mbi toka qe reshqasin.Fshatari ne shtepine e tij te ndjeje lumterine jo te plevitoset familisht,si ndoth me shtepite perdhese.
    Pa fermeret private,blegtore o bujqer te begate dhe duke i ndihmuar,mos kerkoni shqiperi normale.E njoha fshatin ne diktature tete vite mesues fshatrave te fushes se Korces.
    Ishte krim kur fshatari vinte ne radhe per qumesh nga lopa e tij e grumbulluar djallezisht,dhe nuk merte qumesh se mbarohej.Keto skena i jetova mesyte e mi.Boll zhvilluat luksokracione, duke mos care koken per fshataret. dhe fshatin e tyre

  • Xume , problemi eshte se , me te thatin do te digjet edhe i njomi . Ne fshat vetem shkollat kane mbetur akoma si .. ” sherbim socisl ” se gjithshka tjeter eshte hequr . Po hoqe edhe shkollat , , i vure vulen , rrenimit te fshatrave , dhe i detyron edhe njehere fshataret ti drejtohen metropolit Tirane -Durres , ne xhunglen e madhe te papunesise , duke e lene aren dierre , pasi para shkollimit dhe te ardhmes se femijeve asgje nuk vihet ..!

    • PARTIZAN-o !

      E ke degjuar ate historine e ares se kositur me pusin ne mes? Mos e bej edhe ti si lopet e Surrelit pas nje dreke te majme me kashte e uje te bollshem, qe detyrojne komunalen te punoje me orare te zgjatura per te pastruar rruget.

      Une jam absolutisht kunder çdo braktisjeje te shkollave nga femijet, per edukimin e tyre qe ne njomeshti, por dikujt duhet ti bije edhe barra me e rende, e dikujt tjeter me e lehte per nje domosdoshmeri te tille. Nuk di ku ke jetuar ne enveroxhizem, po besoj se te kujtohet edhe aso kohe shkollat ishin te programuara per te sherbyer sa me shume femije.

      Keto vite te shkerdhatokracise, shkollat u hapen si kolera pas termetit, dhe jo per te shkolluar femijet, po per ti gjetur vendin e punes votuesve, miqeve e kodoshlleqeve te serbo-malazezit Sali Rame Shiqere Berisha, armiku i perjetshem i shqiptareve., shkaterruesi i ketij vendi. Nuk i le gje mangut as edhe kalifi i Surrelit, me Taulantet shikim venger, Braçet shtypese morrash e gangstere si Tahiri me gjithe librin e shtepise ne pastrim parashe, trafikim ilaçesh e rezorte 5000 euroshe ne nate matane kufirit, karshillek droge me Habilajt ne krah e pushim nga puna policesh qe dikur i vune gjobe per ligjesi te shkelur.

      Edhe ne vendet me te perparuara perendimore, shkollat jane te ndertuara ne distanca te arsyeshme per ti dhene mundesi edhe me te largeteve te edukohen deri ne moshen ligjore. Aty ku mundesite jane vertete te pa arriteshme, mund dhe duhen gjetur menyrat per te shkolluar te gjithe pa perjashtim. Edhe mjeket dikur mbulonin nje numur fshatrash te caktuar, dhe sipas nevojes bridhnin edhe ne kembe, e njeta zgjidhje mund te behet edhe per raste specifike ku frekuentimi i shkolles eshte pothuajse i pamundur.

      Mos harro Partizan-o se jemi nje vend i varfer e mundesite tona, edhe pse te grabitura nga gangsteret pushtetare, arrijne te mbulojne minimumin e mbijeteses sone. Shkolla nuk eshte as kishe e as xhami, qe mund te shkosh kur te te vije thirrja pas veshit, ajo edhe me sakrifica duhet ti sherbeje pergatitjes se ardhshmerise tone kaq shume te vuajtur e sakatuar.

  • Adhamidh Frasheri alias adhamudhi i CAJUPIT, ka qene personazh publik historik.Ka qene mjek i njohur e atdhetar i shquar. Mjekesine e ka ushtruar ne Egjypt ku perveç sherbimeve ndaj popullates ka qene dhe mjek i dy ambasadave, asaj gjermane e franceze. Ka qene njeri prej frymezuesve dhe sponsorve te Kongresit te Manastirit. Ka qene minister i financave ne qeverine e Turhan pashes. Pasurine e tij jo te vogel -sic thote At Zef Valentini- e shkriu per çeshtjen kombetare. Edhe sot, mjeket keshtu veprojne. Nxjerrin edhe syrin e shendoshe kur tjetri ka cofur. Ne se i jep pacientit aspirina siç thote partizani, etehere fluturon edhe koka. Pra shrlatanizmi nuk gjendet te personazhi ne fjale, por te ata qe i hane keto pralla se keshtu ja u ka qefi. Edhe emri i rruges ku ka banuar dr. Adhamidhi ne Korçe iu ndryshua emri e iu vu “A.Z.Cajupi”.Po keshtu emrin e Cajupit e kane dy teatro: i Korçes dhe i Gjirokastres. Pavaresisht se vepra e Cajupit nuk ka karakter lokal, por mbare kombetar ne shume aspekte, venia e emrit te tij teatrit ku eshte luajtur komedia ne fjale, eshte bere vetem per arsye politike te kohes se kaluar. Me goditjen e Adhamidh Frasherit e te Lumo Skendos, Mit’hat Frasherit. Mira dr. Adhamidhi(sipas Cajupit e partizaneve “Adhamudhi”) ka qene injorant, po Mitat Frasheri qe ka qene nga shqiptaret me me kulture injorant ishte? Rregjimit i erdhi pas midese te godiste pinjolle te shquar, perfaqesues te borgjezise atdhetare e fisnike te kohes. Eshte i njohur fakti qe Cajupi, mik i ngushte i dr. Adhamidhit, u be armik i tij vetem per faktin se nuk i dhane nuse kunaten e doktorit duke e quajtur kete si shkaktarin e ketij refuzimi. Kjo arsye kaq banale, flet me shume se çdo gje per karakterin e shqiptarit qe shkaqet e deshtimit nuk i kerkon tek vetja , por te te tjeret.

  • Ore Gjeton , para se gjithash te falnderoj per komentin dhe te them dy gjera .
    Se pari emri Partizan eshte emri im nga nena dhe nga babai , dhe kurre nuk u fsheha mbas emrave fallco , as kur greku te linte pa buke , po te mos nderroje emrin .
    Se dyti , emri Adhamudh apo Adhamidh , ketu ka karakter krahasues dhe nuk eshte thelbi i problemit ., ndaj nuk e shau dhe as e lavderoi kush per bemat e tij 2mjekesore ” !! Na intereson fshti dhe e erdhmja e tij . Une nuk jap ndonje zgjidhje , per problemin , por e shtroj si gje qe do ti sillte keq fshtit .. Ndofta nukk ka rruge tjeter vec mbylljes dhe grupimit te shkollave , edhe mundet . ministria nuk jep sqarime te metejshme , per ndonje studim lidhur me problemin ne fjale ..

    • Per te pasur nje ecuri per arsimimin e femijve ne fshatra qe kane pak nxenes do mendoja qe te grupohen ne shkolla me konvikt qe te kene mundesi te mesojne dhe jo te bejne rruge vajtje ardhje..

  • Per emrin “Partizan” si per gjithe partizanet ushqej nje adhurim te veçante po ashtu dhe per fshatin e fashataret prej te cileve kam origjinen jo shume te larget. Perveç kesaj fshataret i vleresoj si pjesen me vitale te kombit qe kane luajtur rol percaktues ne fatet e tij. Nje gje nuk kuptova. Ç’lidhje ka adhamudhi me rrudhjen e nxenesve kur ai ka qene nje person qe ka dhene ndihmese te jashtezakonshme ne perhapjen e mesimin e gjuhes shqipe? Vete thoni qe adhamudhi (sipas Cajupit) kur te prishej njeri sy te nxirrte tjetrin, prandaj te bej te ditur qe po te ishte keshtu nuk do ta mbanin dy ambasada te shteteve shume te perparuar si mjekun e tyre te parapelqyer. Sherbimet me korrektesi e aftesi sidomos ne fushen e mjekesise nuk quhen bema, por humanizem i kulluar. Per ta mbyllur, permendja e ketij shembulli me brendine e letres nuk ka asnje lidhje. Nese te kam lenduar te me falesh. Me nderime Gj.T.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *