Enti rregullator i Telekomit në Indi ka bllokuar programin e themeluesit të Facebook i quajturi Programi Bazë që lejonte hyrjen në internet për miliona njerëz të varfër, por që nuk ofron shërbime të tjera.
Vendimi i autoriteteve indiane bazohet mbi parimet e neutralitetit të internetit dhe është një pengesë e madhe për Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv Facebook.
Ai ka lobuar fort për programin si pjesë e një fushate për të zgjeruar qasjen në internet për miliarda njerëz në mbarë botën.
Megjithatë, kjo është një fitore për kritikët, të cilët argumentuan se programi bazik i Facebook-ut i jep atij një avantazh të padrejtë ndaj disa shërbimeve të internetit.
Vendimi në thelb ndalon programe të tilla që bazohen në atë që njihet si “vlerësim zero” në zhargonin e industrisë, për shkak se ata nuk kërkojnë shumë të dhëna për shkarkimin e programit.
Rregullatorët indian paralajmërojnë se programe të tilla rrisin rrezikun që përdoruesit.
Kritikët e “Free Basics” kanë argumentuar se shërbimi i lirë në mënyrë efektive drejton përdoruesit ndaj Facebook dhe partnerët e tij, duke e bërë atë më të vështirë për shërbime të tjera të internetit. /Dita/
