36 barna në listë, për herë të parë edhe Herceptina

Dita

Qeveria ka miratuar listën e re të barnave të rimbursueshme, në të cilën janë shtuar 36 medikamente.

Këto 36 medikamente trajtojnë diagnoza të ndryshme, ndër të tjerat leuceminë dhe kancerin.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se në listën e barnave të rimbursueshme futet për herë të parë Herceptina.

“Kemi 36 barna të reja për sëmundjet kronike, dhe për herë të parë futet Herceptina, që i jep zgjidhje trajtimit total për gratë me kancer gjiri.”

Për herë të parë në këtë listë gjenden gjithashtu edhe medikamente për trajtimin e demencias dhe alzhaimerit, sëmundje të cilat nuk kanë qenë të përfshira më parë në listë për t’u trajtuar.

Nga lista e barnave të rimbursueshme përfitojnë rreth 500 pacientë në vit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *