Sërish klandestinë në Gjirokastër. 36 emigrantë të huaj janë ndaluar sot nga policia e këtij qyteti rreth 15 km në thellësi të territorit tonë. Emigrantët e ndaluar janë me origjinë nga Siria, Eritrea, Sudani e Pakistani. Sipas policisë, ata ishin duke udhëtuar drejt Malit të Zi, nga ku do të niseshin drejt Italisë.
1450 klandestinë të huaj janë kapur duke kaluar nëpërmjet territorit shqiptar që nga fillimi i vitit nga policia e Gjirokastrës.
