36-vjeçari i vë flakën makinës për të kaluar Krishtlindjet në burg

redaktor

Një i pastrehë kishte “dëshirë” që për Krishtlindje të arrestohej nga policia. Për të përmbushur një gjë të tillë, ai i vuri zjarrin një makine të parkuar pranë një stacioni karburanti në Itali.

Modou Sarr, 36 vjeç, mendoi se do të ishte më mirë që Krishtlindjet t’i kalonte në burg, ku mund të hante një vakt të ngrohtë ushqimi se sa flinte në rrugë e në mes të ftohtit.

Për të siguruar arrestimin, burri iu afrua edhe automjeteve të tjera, për të bërë të njëjtën gjë, por policia ndërhyri në kohë. Pak minuta nga arrestimi, ai i tha policisë që e kishte bërë këtë akt me qëllimin që të futej në burg.

Share This Article
2 Comments
  • NJOH NJERIN QE OFRONTE PARA QE TA MBANIN NE BURG.

    ISHTE DENUAR ME “BURG HOTEL, QE DO TE THOTE DITEN IK KU TE DUASH NATEN NE BURG.

    MIREPO ISHTE NGA TIRANA DHE BURGUN E BENTE NE VLORE.

    AMAN I THOSHTE DREJTORIT TE BURGUT, ME MBA KETU EDHE DITEN SE U MEROVA NGA RRUGA LART E POSHTE.

    HAHAHAHAHHAHAHAAHHAHAHAHHA

  • Humor fantastk per krishtlindje!

    ps
    verejtje miqesore
    Ben, mundet qe germat kapitale ti lesh per fillim fjalie dhe per thirrjen ZAJEDNICA NUK KALON dhe te shkruash me germa te vogla ? Te voglat te jane burgosur ne burgun e Vlores?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *