Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë 361 raste të reja me koronavirus nga 2,478 testime të kryera. Fatkeqësisht 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Durrësi 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 68-77 vjeç, një qytetar nga Elbasani 71 vjeç, një qytetar nga Kuçova 76 vjeç dhe një qyetetar nga Korça 79 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,090 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 259,065 prej fillimit të pandemisë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 6,806 raste aktive me COVID.
Sa i përket infektimeve në 24 orët e fundit, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 144 në Tiranë, 25 në Sarandë, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 14 në Fier, 13 në Elbasan, 9 në Shkodër, Lushnje, 7 në Durrës, Delvinë, Korçë, 6 në Kamëz, Gjirokastër, 5 në Rroskovec, Mallakastër, Këlcyrë, Tepelenë, 4 në Krujë, Patos, Himarë, Memaliaj, 3 në Lezhë, Mirditë, Kavajë, Skrapar, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë, Kurbin, Vorë, Libohovë, Devoll, Peqin, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Selenivë, Konispol, Dropull, Pogradec, Poliçan, Cërrik, Gramsh, Librazhd.
o.j/dita

Ore ka ndonje spjegi fakti qe bie numri i te infektuarve, bie numri i te shtruarve ne spitale dhe rriten fatalitetet??????
Ku ” fle lepuri” me keto shifra kontraditore?????A mund ti verifikoje gazetaria investigative numrin ditor te fataliteteve dhe shkaqet reale?????