371 milionë USD, bileta që bëri gjyshen milionere

anazapta

Quhet Gloria C. McKenzie, është 84 vjeçe dhe është bërë milionere vetëm pak ditë më parë. E moshuara nga florida është fituesja e 371 milionë dollarëve të lotarisë Powerball.

Gruaja e ka blerë biletën për një çmim prej dy dollarësh, pak pasi një tjetër blerës e kishte refuzuar, duke zgjedhur një tjetër. Çmimi që ishte vendosur për biletën fituese ishte në fakt 590 milionë dollarë, por gruaja ka refuzuar propozimin për ta marrë me këste, çka ka bërë që shuma të ridimensionohet, duke shkuar në 371 milionë.  Në foto, Gloria sfaqet së bashku me djalin e saj, Skot, dhe një mik të familjes, teksa largohej nga zyrat e kompanisë në Florida.

Share This Article
1 Comment
  • Kësaj i thonë kur të vjen fati …hapi derën! Gjithkush ka fatin e tij, pavarësisht nga mosha! Ti urojmë kësaj gruaje të tërheqë këmbën zvarrë edhe për ne fakirët këtej nga Shqipëria…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *