4.5 milionë qese përdoren çdo ditë në Shqipëri

Dita

Sipas statistikave, një familje në Shqipëri përdor mesatarisht 8 qese çdo ditë.

Në vendin tonë vetëm në një ditë përdoren gjithsej 4.5 milionë qese plastike, të cilat shkaktojnë dëme të pallogaritshme në mjedis.

Ekspertët vlerësojnë se ndotja që shkaktohet nga qeset plastike është e frikshme, pasi nevojiten minimalisht 200 vjet që një qese të shpërbëhet.

Në ndotjen e mjedisit ndikojnë gjithashtu edhe shishet plastike të cilat hidhen vend e pa vend.

Sa i takon shisheve plastike, për shpërbërjen e tyre kërkohen minimalisht 1000 vjet.

Për të parandaluar ndotjen në mjedis, qeveria miratoi më datë 9 maj vendimin që do t’i japë fund përdorimit të qeseve plastike, dhe hyrja e tij në fuqi pritet të bëhet pas dy javësh.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Ministri i mjedisit ca ben apo merr rrogen qyl.Duhet te perdoren qese letre dhe trastat.Para 1990 perdoreshin gjeresisht,respektohej ambienti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *