4 adoleshentë të vrarë në mënyrë misterioze për 10 ditë

Ornela

Në harkun e 10 ditëve të muajit të kaluar, trupat e katër të rinjve, duke përfshirë gjetjen e skeleteve të mbetura të dy viktimave që ishin zhdukur prej 4 muajsh, janë gjetur në oborret e shtëpive dhe në zonat e pyllëzuara përreth Long Island në New York. Policia e shtetit të Suffolk nuk ka bërë të ditur ndonjë arrestim mbi vrasjet misterioze, të cilat kanë tronditur komunitetin, raporton CNN.

Komisioneri i policisë, Timothy Sini, tha të hënën se ngjarjet janë një tregues i “përfshirjes së bandave kriminale” që kanë vrarë katër fëmijët në mënyrë misterioze por nuk pranoi të japë hollësi. Nisa Mickens, 15 vjeç; Kayla Cuevas, 16 vjeç; Oscar Acosta, 19 vjeç, dhe Miguel Garcia-Moran, 15 vjec, shkonin të gjithë në të njëjtën shkollë në Brentwood, një komunitet i klasës punëtore rreth 45 milje në lindje të Nju Jorkut.

Shenja e parë e tragjedisë erdhi kur një kalimtar gjeti trupin e Mickens në një rrugë Brentwood më 13 shtator, në prag të ditëlindjes së saj të 16-të, sipas Sini.

Një ditë më pas, trupi i 16-vjeçares Cuevas, e cila ishte shoqja më e mirë Mickens është zbuluar në oborrin e një shtëpie aty pranë, pasi të dyja kishin shkuar për një shëtitje një natë më parë. Sini tha se dy vajzat ishin së bashku, kur u sulmuan. Autoritetet kanë ofruar një shpërblim 15,000 dollarësh për informacionin që shpie në arrestimin vrasësve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *