4 dosjet e mëdha të grabitjes së pronës në bregdet

DITA Online

 

Në 5 muajt e fundit nga Prokuroria dhe Policia janë goditur 4 skema të mëdha të tjetërsimit të pronave në bregdet. Me anë të falsifikimit të dokumenteve në zonat turistike të Spillesë, Karaburunit dhe Ranës së Hedhun u përvetësuan padrejtësisht rreth 290 hektarë tokë.

Më flagrante është ajo e Karaburunit, ku 220 hektarë, me vlerë rreth 100 milionë euro, i kaloi një personi. Por Prokuroria e Vlorës arriti ta zbulojë skemën duke arrestuar 5 persona. Gjykata e Vlorës dënoi katër prej tyre me 43 vite burg ndër ta zyrtarë të hipotekës ndërsa shpalli të pafajshëm një avokat.

Dy javë më parë në Lezhë u arrestuan 12 persona, në kërkim u shpallën 12 të tjerë, pasi kishin tjetërsuar 23 hektarë tokë në plazhin e Ranës së Hedhun. Ndër të arrestuarit ishte dhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, zëvendësi i tij, si dhe një sërë zyrtarësh të tjerë.

Plazhi i Spillesë në Kavajë duket se ka qenë një nga më të preferuarit e falsifikatorëve. Në Shkurt, policia goditi një skemë ku ishin tjetërsuar rreth 11 hektarë tokë, ndër sipërfaqet që i kishte kaluar privatit ishte dhe poligoni i qitjes. Kjo pronë ishte privatizuar nga biznesmeni Idlir Karkini, i cili ende nuk është arrestuar. I përfshirë në këtë rast është edhe Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, të cilit me vendim gjykate i është ndaluar dalja jashtë vendit.

Po në Spille, në Nëntor të vitit të kaluar u godit një grup tjetër zyrtarësh. Ata me anë të falsifikimit të dokumenteve kishin kaluar tek privati 36 hektarë tokë. 10 zyrtarë lokalë u prangosën në këtë rast. Hetime për skema të tilla të tjetërsimit të pronës në bregdet vazhdojnë në disa qytete të vendi.

Burimi: Tv Klan

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Jugun e shqiperise e gllaberuan gjithe politikanet e pds duke e blere lire fare dhe duke ju a vene nen emrat e familiareve te tyre . Germoni germoni se shume keni per te gjetur.Pas cdo deputeti me pasuriara astrononomike qendrojne familiarete tyre po te punoni do ti gjeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *