4 HEC-et mbërrijnë në Kuvend

anazapta

Java që po nisim pritet të shoqërohet me debate të ashpra në Kuvend. Kjo pasi burimet parlamentare bëjnë të ditur se tashmë ka mbërritur për diskutim shitja e 4 HEC-eve, Ulëz, Shkopet, Bistrica I dhe Bistrica II. Deputetët socialistë e kanë kundërshtuar këtë privatizim të tyre, që pritet të merret nga Kurum Internacional me një vlerë prej 110 milionë eurosh, duke kërkuar anullimin e këtij vendimi. Tashmë kanë mbetur komisionet kuvendore si mundësia për të kundërshtuar këtë vendim, vec kallzimit penal të bërë në prokurori për këtë cështje. Për shitjen e katër objekteve u zhvilluan dy tenderë, njëri për Ulzën dhe Shkopetin, kurse tjetri për dy Bistricat. Interesimi ishte më i madh për HEC-et në Jug (Bistricat), pasi u paraqitën 7 oferta, kurse për dy të tjerat ishin 4 oferta, megjithatë kompanitë pjesëmarrëse ishin po ato. Partia Socialiste ka ritheksuar gjatë kësaj kohe se privatizimi i 4 HEC-eve është një gabim i madh dhe një veprim që shkon kundër interesave të shqiptarëve. Të 4 HEC-et kanë një fuqi të instaluar prej 78 Megavatt fuqi dhe prodhojnë mesatarisht rreth 400 milionë KWh në vit, që duke u shumëzuar me 2.2 lekë (që është çmimi i vendosur nga ERE sipas tabelës bashkëlidhur të tarifave të shitjes së energjisë nga këto HEC-e) bëjnë 880 milionë lekë. Pra për të plotësuar sot nevojat e konsumatorëve shqiptarë për rreth 400 milion KWh qeveria shqiptare shpenzon sot 880 milionë lekë ose rreth 6.4 milionë euro, kanë qenë argumentet e socialistëve. Ndërkohë qeveria shqiptare pret me padurim ti shesë këto katër HEC-e në mënyrë që të përmirësojë pak buxhetin e shtetit. Madje paratë që pritet të merren nga ky privatizim do të shkojnë për të likujduar borxhet që ju kanë biznesve, me qëllim për të përmirësuar pak atmosferën e krijuar sipërmarrje private qeveri në prag të fushatës zgjedhore. Të gjitha këto cojnë në definicionin se privatizimi do të kryhet sa më shpejt, pa marrë në konsideratë zërin e opozitës për anullimin e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *