Yvonne Fulbright, psikologe dhe eksperte e lidhjeve është nga ato që ndryshe quhen edhe edukatore seksi.
Këshillat e saj botohen nga disa revista të posaçme të fokusuara tek shëndeti seksual tek njerëzit.
Zgjodhëm prej saj, disa prej tyre për rubrikën Jeta në Çift.
1 – Rëndësia e paralojës
Flirtimi në distancë, përpara se të jeni bashkë në shtrat, e rrit nivelin e eksitimit dhe pritshmërive. Mund ta filloni paralojën edhe gjatë kohës kur jeni në punë. Nëse i dërgoni partnerit një apo disa mesazhe seksi disa orë përpara, kjo nxit një eksitim të mirë, thotë Yvonne. Orgazma gjatë marrëdhënies e merr të gjithë meritën, por edhe ndjesia gjatë paralojës mund të jetë po aq e kënaqshme.
2-Ushqimi
Ajo që fusim në gjak është e një rëndësie primare për trupin tonë përfshirë sigurisht stimulimin seksual. Hani ushqime të mira për seksin Një ushqim i duhur? Avokadot, përshembull. Përveç se janë të mira për trupin, janë të mira edhe për libidon tonë. Ato janë të mira për zemrën dhe arteriet, dhe rrjedhimisht ndikojnë që gjaku të rrjedh më mirë në vendet e duhura.
3 – Mos harroni të provoni
Ndryshimi i rrethanave e rrit eksitimin, prandaj provoni të bëni herë pas here, diçka të re. Edhe brenda shtëpisë. Kaloni nga shtrati në dush apo kuzhinë.
4 – Përmbahuni…
Sa më i gjatë udhëtimi, aq më e mezipritur arritja… Nëse e ndjeni veten afër orgazmës, ngadalësoni dhe vonojeni kënaqësinë finale. Mos kini frikë nga humbja e eksitimit. Përqëndrohuni tek dëshira jo tek frikërat që i kanë të gjithë, sepse mbi to fitojnë vetëm ata që i shpërfillin.
b.m. / dita
Oh…
me ne fund mbas asaj pritje te gjate ,
ne tynelin e erret ,shperthen drite
e rrezet e ngrohta perhapen ne gjithe luginen e qejfit …
flm edukatore s ..
…5. Mos harroni te mbani nje foto te Salianjit ne dhomen e gjumit, ate qe e ka kapur paparaci nga prapanica…
How about “Edvin Rama lakuriq”?