4 kompani në garë për koncesionin e Rrugës së Kombit, fituesi më 2 nëntor

Saimir Lleshi

Kush do ta marrë koncesionin e rrugës së kombit? Ministria e Transporteve ka çelur ankandin për kompaninë fituese, ndërsa deri më tani 4 kompani kanë shprehur interes.

Marrja me koncesion do të thotë pagesë për të kaluar në rrugë, e kjo pasohet edhe me rritjen e çmimit të biletës për qytetarët.

Në projektin e qeverisë shqiptare të koncesionit, përveç mirëmbajtjes kërkohet edhe përfundimi i disa pjesëve të rrugës, siç janë urat e mbetura mbi lumin Drin midis Kukësit dhe Prizerenit.

Kompania fituese pritet të shpallet më 2 nëntor.

Shuma e parashikuar për të paguar nga automjetet është 5 euro, ndërsa mjetet e mëdha si autobusët dhe kamionët do të paguajnë më shumë.

Koncesioni do të zgjasë për një periudhë 30-vjeçare dhe kompania fituese do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës. /Dita/

 

 

Share This Article
1 Comment
  • A DO PERGJIGJET SIPERMARRESI PER AKSIDENTET QE NDODHIN PER FAJ TE MIREMBAJTJES SE RRUGES, KUR UNE PAGUAJ DUA SHERBIMIN, NDRYSHE ESHTE GRABITJE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *