Më 17 prill Emmanuel Macron do të shkojë në Parlamentin Evropian për të mbrojtur vizionin e tij për BE-në, dhe për të hapur praktikisht fushatën elektorale për zgjedhjet evropiane të vitit 2019.
Ideja franceze është ajo e krijimit të një buxheti të përbashkët të eurozonës.
Por përballë kësaj qëndrojnë rizgjedhja triumfuese e Viktor Orbanit në Hungari, qëndrimi ekstrem i shprehur kolektivisht nga Hollanda dhe shtatë shtete të tjera veriore, përparimi i euroskeptikëve në Itali dhe sidomos maturia e detyruar e Angela Merkelit, e cila duhet të marrë parasysh krahun e djathtë të partisë së saj.
Të gjha këto frenojnë propozimet e Macronit – shkruan Bernard Guetta, në Francë Inter, cituar nga Bota.al.
Pra a i ka mjetet për të realizuar ambicien e tij presidenti francez, i cili në mbrëmjen e zgjedhjes së tij këndoi himnin evropian?
Situata është shumë pak inkurajuese. Le të analizojmë pikat pro dhe kundër një për një.
1-Triumfi i Orbán më 8 prill do të thotë se Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke do të mbështeten më shumë se kurrë tek Hungaria, për të afirmuar sovranitetin e Evropës Qendrore.
2-Me një shumicë liberiste, Evropa Veriore do të vazhdojë të kërkojë një ekuilibër në llogaritë publike, përpara se të pranojë qoftë edhe një investim minimal të përbashkët.
3-Italia do të mbetet pa qeveri për një kohë të gjatë, ose më keq, mund të afrohet me sovranistët e Evropës qendrore.
4-Dhe në fund, kancelarja gjermane nuk ka më shumë hapësirë për manovrim.
Por medalja ka edhe një anë tjetër. Nëse nuk ju pëlqen Bashkimi Evropian, provoni të shihni se si është shpërbërja.
1-Nuk duhet të harrojmë se rritja ekonomike në BE po rifiton vrullin, ndërsa papunësia po bie.
2-Mbretëria e Bashkuar po vuan kaq shumë nga Brexit, saqë idetë për të dalë nga Bashkimi ose Euro nuk janë më edhe aq të preferuara në Evropë.
3-Në një kohë të shenjuar nga kaosi në Lindjen e Mesme, me deklaratat e Trumpit dhe Putinit, evropianët kanë një interes jetik për shtrëngimin e radhëve.
Me pak fjalë, në Evropë nuk ka shumicë vendimtare për të shkatërruar unitetin
b.m. / dita

Ne fund thuhet se nuk ka shumice per te shkaterruar unitetin, por nga fjalet e kursyera del fare qarte se vetem per Bashkim nuk behet me fjale ne ate qe e quajne EU.