Në Fier, çelësi i shtimit të mandateve të majta është Nimet Musai. Në Elbasan Koalicionit të Majtë i duhen vetëm 320 vota shtesë, për një mandate më shumë se në 2009. Në Berat, duhet një shtesë neto prej vetëm 170 vota, ndërsa në Tiranë, një lëvizje neto prej 784 votash i siguron Koalicionit të Majtë mandatin e 17-të
Para disa ditësh, botova tek respublica.al një tabelë me llogaritje, që tregonin se sa pikë përqindje i duhen koalicionit që, për konvencion, quhet Koalicioni i Majtë, për të shtuar me siguri matematike nga një mandat në çdo qark. Siguria matematike nënkupton që nje numer i caktuar mandatesh të Koalicionit të Majtë arrihet PAVARËSISHT SESI NDAHEN VOTAT DHE MANDATET JASHTË KËTIJ KOALICIONI, MES PD-SË, FRD-SË, AK-SË, PARTIVE TË TJERA DHE KANDIDATËVE TË PAVARUR. Llogaritjet e tabelës presupozonin se manipulimet e mundshme nuk do të jenë më të mëdha se ato që mund të jenë kryer në 2009-ën, kur KQZ-në e drejtonte Ristani. Pra, me fjalë të tjera, tabela bënte një përmbledhje të gjasave për rotacion të pushtetit, në qoftë se zgjedhjet nuk prishen fare…
Sidoqoftë, tabela që botova, përveç përqindjeve, nuk përfshinte edhe llogaritjen shtesës së votave neto që i duhen Koalicionit të Majtë në çdo qark. Sot po e ribotoj tabelën, duke e shtuar këtë kolonë të rëndësishme. Dhe para se të kaloj në analizën e garës që parashikojnë numrat, po sqaroj termin “shtesë neto të votave”. Në qoftë se koalicioni që, për konvencion, quhet Koalicioni i Djathtë, shton 1000 vota në një qark, në krahasim me 2009-ën, dhe Koalicioni i Majtë shton 1500, atëherë shtesa neto e votave është 500. Ndërsa në qoftë se Koalicioni i Djathtë pakëson 1000 vota në një qark, në krahasim me 2009-ën, dhe Koalicioni i Majtë shton 800, atëherë shtesa neto e votave është 1800.
Siç shihet, tabela shoqëruese është e ndarë në tri breza me ngjyra të ndryshme: Në zonën e kuqe janë qarqet “e nxehta”, në zonën e verdhë janë qarqet “e vakta”, dhe në zonën e hirtë janë qarqet “e ftohta”. Dhe pa dyshim, më dramatike ndeshja do të jetë në qarqet “e nxehta”. Duke përdorur një metaforë nga futbolli, mund të thuhet se skuadra me fanella rozë (ajo e majta) ka raste të pastra për të shënuar gol nga vija e 5-metërshit me portën bosh në qarqet Tiranë dhe Berat dhe nga vija e 16-metërshit në qarkun Elbasan. Ndërsa skuadra me fanella blu (ajo e djathta) ka rast për gol në qarkun Fier me një goditje pranë zonën së rreptësisë.
Le të fillojmë komentin me qarkun e fundit. Me futjen e votave të 2009-ës të LZHK-së dhe PDK-së (gjithsej rreth 2700) në Koalicionin e Djathtë, ai ngjitet në kuotën 41.5%. Dhe në qoftë se e ruan këtë kuotë edhe në 23 qershor, Koalicioni i Djathtë merr 7 mandate në Qarkun Fier, nga 6 që mori në 2009-ën. Por kjo s’do të jetë dhe aq e lehtë, sepse siç tregon tabela shoqëruese, Koalicionit të Majtë i duhet të shtojë vetëm 0.3 pikë përqindje që të sigurojë mandatin e 10-të dhe që ta lërë Koalicionin e Djathtë me 6 mandate.
Dhe në ndihmë për këtë, mund t’i vijë kandidati çam i Aleancës Popullore, Nimet Musaj, i cili mori rreth 4700 vota në 2009-ën, si pjesë e Koalicionit të Djathtë. Në rastin më të mirë për Koalicionin e Majtë, në qoftë se Musaj i transferon votat e tij nga e djathta në të majtë, efekti do të jete dyfish (9400 vota), nga 555 që i duhen shtesë neto Koalicionit të Majtë për të mos e lejuar kundërshtarin të shënojë gol.
Por historia nuk është kaq e thjeshtë. Së pari, transferimi i votave për Musajn mund të mos jetë aq i lehtë, sepse për votat çame do të luftojë edhe kandidati i PDIU-së në Fier. Ndërkohë, edhe nga Koalicioni i Majtë mund të ketë rrjedhje. Dritan Prifti, i cili ka ndikim në tri komuna, mund t’i heqë qindra vota të majtës, ndërsa Altin Dauti i AK-së, edhe pse me influencë shumë më të vogël se Kolonel Myslym Pashaj, mund të marrë disa vota të majta në qark, falë prejardhjes së tij nga një familje ish-komuniste.
Në Qarkun Elbasan historia është më e thjeshtë. I vetmi faktor që punon kundër shtesës neto prej 320 votash, që i duhet Koalicionit të Majtë për të fituar një mandat ekstra, është kandidati i AK-së Asllan Musta, një kandidat me prejardhje familjare të majtë, por me influencë kryesisht në Librazhd. Ndërkohë Koalicioni i Djathtë ka një problem të madh në mbrojtjen e mandateve të 2009-ës, sepse dega e FRD-së në Elbasan ka treguar nëpërmjet metingut të zhvilluar atje se kjo parti e djathtë ka përkrahje të madhe.
Ndërsa në qarqet Berat dhe Tiranë historia është fare më e thjeshtë. Në Berat, ku Koalicionit të Majtë i duhet një shtesë neto prej vetëm 170 vota, LSI-ja ka punuar kaq shumë në këto 4 vjet, sa ato 170 vota mund t’i duken si 170 karamele. Ndërsa në Tiranë, ku një lëvizje neto prej 784 votash i siguron Koalicioni i Majtë mandatin e 17-të, FRD-ja e Topit pritet ta ulë mjaftueshëm peshën specifike të Koalicionit të Djathtë ( edhe sikur Koalicioni i Majtë të mos shtojë dot vota).
Qarqet e tjera, pavarsisht se numrat tregojnë se janë më të vështira për t’u ndryshuar, mund të kenë gara dhe histori lokale tejet interesante. Por ndoshta duhet t’i analizojë dikush që i njeh ato më nga afër.
Po ja fut kot plako shiko: Fier: 9 deputet
Elbasan: 8″
Berat : 6″
Vlore: 6
Korce : 6
Durres : 6
Shkoder: 4
Diber: 2
Kukes: 1
Lezhe : 3
Gjirokaster: 4
Tirane: 16
Gjithsej: 71 deputete
Ky Zaloshnja mos do votoje vetem ky ne emer te gjithe shqiptarve?
Po votuesit e rinj qe jane diku rreth 20 mije kush e dine si do votojne?
Ky Zaloshnja ia fut kot,i ben hesapet pa hanxhine!