4 rregullat e modës që të bëjnë “cool” po t’i thyesh

Dita
Ekspertët e modës na kanë dhënë disa këshilla si të vishemi bukur, duke thyer kështu edhe disa rregulla përgjatë kombinimeve të realizuara.
Shumë mendime tonat lidhur me pamjen, mund të hidhen poshtë me katër pikat e paraqitura më poshtë, shkruan Dita.
1. Përzierja e printimeve
Përzierja e printimeve është mënyra më e re e të veshurit. Ka ardhur koha që të mos e vrisni mendjen nëse dukeni të ngarkuar. Përse të mos bini në sy, teksa mund të jeni duke ecur rrugëve?
2. Larg kombinimit me bizhuteri metalike
A ju është thënë të mos vendosni një gjerdan ari sëbashku me një zinxhir argjendi? Epo, nuk është e vërtetë! Kombinimet metalike janë një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë veshjes suaj dimensione të ndryshme.
3. Mos e përdorni lëkurën në verë
Keni shpenzuar kaq shumë para për xhaketën tuaj të preferuar të lëkurës, dhe nuk mund ta vishni atë edhe në verë? Mos u shqetësoni! Trajtojeni xhaketën tuaj të lëkurës si një triko, duke e kombinuar atë me veshjet e lehta të verës.
4. Femrat e shkurtra nuk duhet të veshin fustane të gjata
Edhe këtë e kemi ditur gabim. Femrat e shkurtra nuk duhet të kufizohen për të veshur diçka të bukur, për më tepër që ju rikujtojmë Eva Longorian, aktoren e famshme tek seriali ‘Desperate Housewifes’. A nuk duket e mrekullueshme në këtë stil, dhe me këtë fustan? Kështu mund të dukeni dhe ju!
s.a/dita
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *