Nga Moikom Zeqo
Në 4 shkurt isha i ftuar në shkollën e mesme “Ismail Qemali” së bashku me personalitete të tillë të shquar si Pëllumb Xhufi, Nasho Jorgaqi, Zhani Ciko etj për të marrë pjesë në një ceremoni reflektuese dhe përkujtimore për masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944 të organizuar nga kolaboracionistët shqiptar të Rexhep Mitrovicës dhe të Xhaferr Devës, si dhe të Kadri Cakranit etj, ku u vranë 84 shqiptarë si dhe u arrestuan mbi 500 vetë, që u rrahën barbarisht dhe u internuan në kampet e përqendrimit dhe të vdekjes në Gjermani, ku kanë humbur jetën dhe shumica prej tyre nuk iu gjendën trupat dhe as identitetet e tyre, as për familjarët dhe as për popullin.
Projekti i një masakre të tillë që kolaboracionistët nazistë shqiptarë vranë bashkëkombasit e tyre me një gjakftohtësi barbare, nuk ishte vetëm një projekt i një hakmarrjeje kundër Antifashizmit Shqiptar, që e kundërshtonte pushtimin nazist, por dhe një servilizëm i ndyrë dhe antinjerëzor i kolaboracionistëve shqiptarë ndaj nazistëve gjermanë.
Përkujtimi i masakrës së 4 shkurtit, që në një farë mënyre është si Nata e Shën Bartolemeut shqiptar, ka një kuptim të madh jo vetëm që ka ngjarë në të kaluarën, ka një kuptim të madh dhe substancial për aktualitetin e sotëm, ku janë ringjallur idetë e pinjollëve të kolaboracionistëve si dhe të neofashistëve, që po bëhen një problem shqetësues edhe në Europë, por edhe për të ardhmen, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të ardhmen që po ndodh në kontinentin tonë, në Europë.
Padyshim që projekti i një masakre të tillë, e kërkon nga forcat e errëta një “edicion të dytë”, ndoshta jo me gjak dhe shfarosje fizike, por një masakër konceptuale, të zhdukjes së kujtesës, të humbjes së çdo reference që ka ndodhur në histori.
Por ceremonia në shkollën “Ismail Qemali”, me veprimtari të ndryshme nga vajzat dhe djemtë e gjeneratës së re, qe kaq e tillë në vërtetësinë e saj në të vërtetën historike, saqë mund të bindesh që Kujtesa e ka atributin e rilindjes së saj dhe të mbijetesës.
Megjithatë duhej përkujtuar në mbarë Shqipërinë ky 4 shkurt, të qe subjekti i mediave elektronike dhe të shkruara, por dhe atyre audiovizuale, sidomos për gjeneratën e re.
****
Botuar në Blogun e Moikomit në Dita. Shkrimi i plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

Kur deklaron 84 vete te pushkatuar.boto edhe listen me 84 vete.Je edhe gjithollog zotrote!
Po shoh nje dokumentar per masakren e pushtimit te Tiranes dhe shoh edhe listen me gjithe fotografite e te pushkatuarve nga Mehmet Shehu dhe Kristo Themelko,midis te cileve Vellezerit Kokalari,Greblleshi,gazetari Nebil Cika,nja dy kapterra te zogut,Lleshi dhe Blloshmi,ca tregtare Tirane,Demneri,Xhepa,Demiri.
Historia behet me fakte,jo me patetika .
Sepse Zeqo ne jete te tij nuk ka shkruar,thene ose referuar NJE GJE TE SAKTE.
as ne histori,as ne arkeologji,as ne politike as ne letersi.
Po ti Demo cfare ke bere o kritizer i semure?Niveli yt le shume per te desheruar, apo e ha buken ashtu kot .Moikom Zeqo eshte ai shqiptar qe shquhet per ate specifike qe njerez si ti nuk mund ta kene ,dhe eshte te qenurit vetvetja,duke i pare e studjuar ato fenomene te shoqerise dhe historise se ketij populli pa paragjykime e bythlepirje, me nje bagazh qe eshte frut i punes e vullnetit te tij, me thjeshtesine qytetare ,qe e ben nje identitet qe shqiptaret e vertete e nderojne.
o Qytetar, me fal, po i leme te tjerat po demo nuk e ka gabim kur kerkon lista me emra. Jo per gje po ne Shqiperi kemi shume legjenda me numra te sajuar per interesa te caktuara politike qe me kohe jane paraqitur si fakte te pakundeshtueshme dhe kane zene vend ne mendjen e njerezve. Nje nga keto eshte ajo me 28,000 deshmore dhe ushtri nacional clirimtare me efektiv 70,000 veta. Po te marrim parasysh qe Shqiperia ne ate kohe kishte nje popullsi prej pak me shume se 800,000, i bie qe nje ne 11 – 12 shqiptare ishte partizan. Duket pak si e egzagjeruar apo jo? Apo futja pordhes, shpif, shppif se dicka do te mbetet, Dhe 28,000 deshmore duken pak si teper vec ne mos numerohen per deshmore edhe qingjat dhe vicat qe hengren partizanet, se po te numerohen edhe pulat e ballistave mbase dalin edhe 30,000 deshmore.
E vertete qe ka ndodhur keshtu. E vertete qe gjermanet nuk moren pjese ! pranohet qe ishte krim i shqiptarve kunder shqiptarve.Ashtu si ne rastin e Hotel Bristol ne nentor 44, ashtu si rasti i ambasades sovjetike ne 52. Po Harito Harito vertete pse u vra me 4 shkurt ?Sipas organizimit te shtetit atehera ka qene ne Ministri te Brendshme Zyra Sekrete. Shefi i zyres sekrete ishte si te thuash shef sherbimi sekret. Ky ne periudhen fashiste . Pastaj tjeter problemi qe nuk jane 84. Normalisht nuk duhej te ishte asnje. As ne Hotel Bristol ne nentor 1944 komunistet nuk duhej te vritnin pa gjyq. As ne bomben e ambasades sovjetike ne 1952 a kur ndodhi nuk duhej te ndodhte por ja qe ndodhen.
Tani eshte se si shikohen sot ngjarjet historike ? Shumica e shqiptarve e kane te qarte qe cdo afrim me serbet eshte si thuhet ne ate emisionin ,ne anen e gabuar te historise. Kosova e ka caktuar qe 100 vite. Ai qe eshte kunder serbve eshte ne anen pozitive te historise. Nga kjo Xhafer Deva per veprimtari ne dobi te ceshtjes shqiptare eshte i nderuar dhe ka ne Prishtine, Ferizaj dhe Mitrovice rruge ne emer te tij. Po keshtu edhe figura te tjera te denuar ne shqiperine tone londineze jane te nderuar ne Kosove. Shaban Polluzha, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Tahir Zajmi etj……..
Ah more Komi qe nuk u bete dot te ndershem intelektualisht per te treguar historine ne te gjitha aspektete, edhe ato qe shkojne kunder propagandes militante partiake.
Kjo qasje tregon se brezi juaj dhe ata “intelektualet” qe permend nuk kane dashur ose nuk kane qene te afte te emancipohen nga pikepamja intelektuale dhe vazhdojne rob te nje ideologjie te vdekur. Midis historianit dhe palacos politik ju keni zgjedhur kete te dytin. Ne fund te fundit kjo eshte zgjedhja juaj.
Na gëzon që pena juaj i Madhi Moikom Zeqo ushton. Falemindeit dhe shëndetinkujdes,o MELHEMI YNË !
Mbrodhësitë ju shoqërofshin Ju -Zëri së vërtetës !.
Pasuesi veteran me ju.
Vertet duhet te jemi korrekt ndaj Historise,kohes dhe ngjarjeve.Duhet te themi te verteten dhe te drejten,ashtu sic ishte dhe ishin personalitete e ngjarje.Mos te mitizojme, por as mos te perbaltim, Mos te flasim e shkruajme me inat,duke pershtatur kohes dhe ideologjive,mos te shendrrohemi ne banal.Me 4Shkurti 1944, ishte tragjigjik per 84 apo 86 qytetare tirans te pafajshem,nder ata kishte femije e gra.E ne gjate,apo sidomos tash te himnizojme ekzekutuesit sherbetor te fashizmit, te ngrhi himne e lavdata kriminelve qe per hater te fashizmit vrane popullin e vete.Emrat dhe ngjarje dihen e njihen,Ishin te tille dhe per te tille te merren e te mesohen.Tradhtari nuk mund te behet atdhetar, e as atdhetari tradhtar.
Po nuk kerkohet sinqeritet e korrektesi intelektuale apo historike nga shoku MaikomThjesh nuk e ka, gjenetikisht ky dhe shoket e ti historian dhe krijues nuk mund ta thone, shkruajne te verteten edhe sot pas 30 vitesh te ngordhjes se rregjimit.Thuaje ashtu si ishte, spaku tani pas 30 vitesh ka mjaft dokumentacion orighinal per kete ngjarje te rend.Leri gjenerata e postkomunizmit ta gjykojne vet. Per ty dhe shoket tuaj akoma jane 84 te masakruar apo 28.000 deshmore, killeri Kajo Karajfili me shoke atentator eshte heroi i juaj.