Stuhia “Gloria” ka vrarë katër persona në Spanjë.
Era e fortë dhe dallgët disa metra të larta kanë shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme në zonat bregdetare dhe në ishujt turistikë, shkruan BBC.
Autoritetet kanë kërkuar që turistët të largohen me urgjencë.
Në zonat e brendshme të Spanjës ka rreshje të mëdha dëbore.
Stuhia “Gloria” ka nisur shkatërrimet edhe në Francë.
j.l./ dita
