4 vjet në NATO, Berisha: Data më e rëndësishme pas Pavarësisë

redaktor

Kryeministri Berisha e ka cilësuar si datën më të rëndësishme pas shpalljes së Pavarsisë së vendit, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në 4-vjetorin e këtij aderimi, kryeministri Berisha, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, vlerësuan rolin e deritanishëm të vendit tonë në strukturën euroatlantike. Tashmë pas këtij anëtarësimi, kryeministri Berisha u shpreh se projekti i dytë i rëndësishëm është integrimi në BE.
“Fill pas këtij anëtarësami investimet e huaja e trefishuan, u rrit besimi me tre herë i investitorëve të huaja. Shqipëria punon me përkushtimin më të madhe me projektin e dytë, atë të anëtarësimit në BE. Kjo është në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe të gjithe vendit tonë?, tha kryeministri.

Ambasadori Arvizu në fjalën e tij vlerësoi kotrenibutin e vendit tonë në këtë strukturë, ku përmendi misionet ushtarake në Bosnje, Irak e Afganistan.

“Ne do vazhdojmë ta mbështesim Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare. Angazhohemi që të punojmë së bashku për përparimin e vendit, për përparimin e Shqipërisë në NATO”, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *