Vetëm gjatë natës së shkuar janë regjistuar 40 lëkundje të reja, më e forta ndër të cilat ajo e orës 04:50 e shkallës 4 në provincën Ascoli Piceno.
Mbi 1000 lëkundje tërmeti janë regjistruar nga 24 gushti deri më sot në 3 rajonet e Italisë Qëndrore: Lacio, Marke e Askoli Piceno.
Terreni i komunës së Amatrices pas këtij tërmeti ka pësuar një ulje me 20 cm.
Ndërkohë me kalimin e orëve zbehen gjithmonë e më shumë shpresat për të gjetur të mbijetuar nga kjo tragjedi natyrore.
