40 mijë bletë dalin nga çatia e një hoteli, bllokohet një rrugë në Kaliforni

J L

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kaliforni, ku një grumbull prej rreth 40 mijë bletëve kanë dalë nga kulmi i një hoteli, duke i rrezikuar turistët dhe banorët përrreth.

Sipas The Guardian, si pasojë e sulmit të tyre pesë persona kanë përfunduar në spital.

Ndërkohë një përfaqësues nga Shoqata e Bletarëve në Los Angeles, është shprehur ndër të tjera se sulmi i tyre mund të jetë provokuar nga një ngaçmim apo zhurmë që mund të ketë ndodhur pranë folesë së tyre.

Të ashtuquajturat bletë të afrikanizuara janë lloj i përzier i bletëve afrikane dhe evropiane, i përhapur së pari në Amerikën Jugore në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar.

Për shkak të sjelljes agresive që kanë për mbrojtjen e foleve të tyre, ato e kanë marrë nofkën “bletët vrasëse”.

Lisa Derderian, zëdhënëse e zjarrfikësve në Pasadena, tha: Kemi zjarrfikës që punojnë këtu për shumë vjet dhe ata kanë thënë se ky është grumbulli më i madh i bletëve që kanë parë ndonjëherë në një vend.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Vec ktij intepretimi qe fsheh kaq elegant pranine e bleteve ne Qytete ,

    duhet sqaruar per lexuesin shqiptare ,se Rritja e Bleteve ,

    ka filluar prej vitesh te aplikohet ne TARACAT E APARTAMEENTEVE
    ,ne qytete jovetem Amerike ,por ke plot te tilla ne qytetet Europaine ,
    Paris , Rome , etj ,
    ku Mijalti i prodhuar eshte i ji kualiteti po aq te mire sa i atyre qe rriten lendinave .
    Natyrishte qe nuk eshte aq e thjeshte sigurimi ushqimit ,
    kujdesja ,etj etj .

    Ashtu si i kan mbushur taracat ,ballkonet me mbjellje Frutash e perimesh ne Arka me dhe 1x 2 1×1 permasat sipas vendit natyrishte .
    Pra nuk mendoj se ka te bejne te gjitha Blete me at Afrikane vrasese .FAKE NWS kudo e ne gjithcka

    • Je munduar te thuash dicka por ske thene asgje.Bletet e zakonshme nuk sulmojne.Kete e bejne bletet e afrikanizuara.Ka pasur dhe vdekje nga sulme te tilla.Ne fillimin e cfaccjes se kesaj blete te kryqezuar Amerika e veriut tentoj te pengonte hyrje e kesaj lloj blete deri sa u diskutua vendosja e rrjetave.Sigurisht qe sja doli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *