40 milionë dollarë çdo vit për ish-pronarët

anazapta

Qeveria shqiptare është zotuar përpara Këshillit të Europës, se çdo vit do të vendosë në dispozicion për kompensimin e pronarëve 5 miliardë lekë ose thënë ndryshe 40 milionë dollarë.

Përmes një plani paraqitur tek KiE, qeveria shqiptare shpreh angazhimi për kompensimin në masën 100% të tokës së konfiskuar sipas vlerës së tregut të përllogaritur me zërin kadastral, që prona ka pasur në kohën e shpronësimit.

Në planin e veprimit nënvizohet se ligji i ri do të shfuqizojë atë aktual. Nëpërmjet tij, synohet që në harkun e 10 viteve të ketë përfunduar kompensimi i plotë i pronarëve, raporton “Panorama”.

“Procesi i pagesës për të gjitha vendimet që janë njohur për të drejtën e kompensimit duhet të përfundojnë brenda 10 viteve nga momenti që ka hyrë në fuqi ligji”, saktësohet në planin e veprimit “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.

Për ta bërë të mundur këtë, Ministria e Financës “detyrohet” të alokojë jo më pak se 5 miliardë lekë në vit, pra rreth 40 milionë USD. Ndarja e këtyre parave do të bëhet me këste duke respektuar rendin kronologjik të vendimeve që janë të formës përfundimtare.

Share This Article
10 Comments
  • Pse kaq eshte vlera e 5 miliardeve lek,,!40 milion dollar jan me shum se 50 miliard lek,?sipas llogaris time,

  • SHQIPËRIA ËSHTË VËNDI MË I DEGJENERUAR
    I RRUZULLIT TOKËSOR.VËNDLINDJA E VJEDHJES,
    SPIUNLLIKUT,MASHTRIMIT,PROSTITUCIONIT,DROGËS.
    VENDI KU I DREJTI VDES NGA URIA,KURSE KRIMINELI
    BREDH ME MAKINË DHE DEL NË TELEVIZOR.
    KISHTE TË DREJTË TEREZA E KALKUTËS KUR THA
    SE DO TI LUTEJ ZOTIT TA LARGONTE MALLKININ E MADH
    KË KY POPULL E KISHTE NË GJAK.
    NUK I DOLI KOHA TË MJERËS,POR NUK DO TI DILTE EDHE
    SIKUR TË JETONTE 100 VJET TË TJERA.
    NUK KA SHËRIM KJO MURTAJË,KJO ZGJEBE E KEQE.
    EDHE SIKUR TË DREJTOJË QEVERIA E GJERMANISË.
    LUTJE PËR PRONARËT E MJERË.
    POSHTË E KEQJA(D.M.TH. E TËRA)

  • E gënjen mendja qeverinë dhe të gjithë vata tifozat qorra që i shkojnë nga pad. Ato vendime që janë dhënë p
    20 vjet kanë një vlerë financiare të çastit kur janë dhënë dhe këtë juridikisht askush s’mund ta zhbëjë. Për të mos diskutuar pastaj faktin që nëse i referohesh çastit të shpronësimit duhet llogaritur edhe fitimi i munguar për këto 70 e kusur vite.

  • QEVERIA E GRABITJES SI MESALLA ME DY FAQE.

    Te detyruar nga Gjykatat nderkombetare qeveritaret shqyptare jane gadi te shesin edhe BYTHEN e vet, njesoj si Enver Hoxha do vite me pare, por kjo qe po ndodh me qeverine e rilindjes enveriste te Kohes se Qepes te Edvinit dhe Likes se tij te Florinjte i kalon te gjitha fantazite e gazetarise politike: Nga njera ane te legalizosh truaj dhe prona te grabitura me dhune nga talebanet pikerisht perpara zgjedhjeve duke i reklamuar me shfaqje dhe TV njesoj si ne reformen agrare bolshevike te enver Hoxhes ne vitin 1946 dhe nga ana tjeter ta kthesh MESALLEN e rufjanit politik dhe te deklarosh se do te paguash pronaret me cfmimin real te tokes, kjo me te vertet eshte

    KULMI I MASHTRIMIT DHE I PABESISE KOMUNISTE TE QEVERISE SONE KOMBETARE.

  • Kjo do te thote se kjo qeveri e ka blere karriken per 10 vjet?
    Veliaj tha nje shprehje ne fushaten e zgjedhjeve te fundit: kur te genjejne 1 here e ka fajin ai, kur te genjejne 2 here e ke fajin vete.
    Qeveria e ka bere hesapin pa hanxhine.

  • Ka me qindra denoncime te pronareve shqiptare te depozituara ne Gjykaten e Strasburgut e qe jane shqyrtuar apo presin per shqyrtim.
    Mes zbatimit te vendimeve te kesaj gjykate qe do ta detyronin shtetin shqiptar te demshperblente pronaret me qindra milione dollare, qeveria Rama ka perzgjedhur qe “ta hedhe lumin” duke premtuar se pronareve do t’ju ktheje si kompesim te pergjithshem, 40 milione dollare ne vit. E hane shqiptaret edhe kete llokum premtimesh te Rames sic hengren edhe premtimet e tij te tjera.
    Gjykata e Strasburgut nuk meret me dallavere e me premtime alla Rama. Ajo ju shkon deri ne fund zbatimit te vendimeve te saj.

  • Ktheni tokat te i zoti dhe t bejne cfare te duan se me shume po i hapni telashe fehtes.Qenkeni te cmendur qe nga Saliu i pari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *