40 parti të majta regjistrohen në KQZ, ironizon Berisha: Këto ishin të 40-at e Rilindjes

redaktor

Rreth pesë orë përpara skadimit të afatit zyrtar, Partia Socialiste ka dorëzuar e para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin e regjistrimit të koalicionit të saj garues për zgjedhjet e 23 qershorit.

Opozita ka në përbërje të koalicionit të saj plot 40 parti, duke përbërë edhe koalicionin më të madh të këtyre zgjedhjeve. Përpos partive tradicionale të së majtës, aleanca e opozitës do të ketë edhe parti e grupime të së djathtës.

Kërkesa për regjistrimin e koalicionit, të cilin opozita e ka emërtuar “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, është dorëzuar në protokollin e KQZ-së nga përfaqësuesit ligjorë të PS në këtë institucion, Genc Gjonçaj dhe Eridian Salianji.

Kjo aleancë, që numëron pothuaj 15 forca poltike më shumë se koalicioni i djathtë, është konsideruar nga përfaqësuesit e opozites si koalicioni fitues i zgjedhjeve të 23 qershorit, prononcim të cilin zoti Gjonçaj e bëri pasi doli nga KQZ.

Pranë institucionit më të lartë zgjedhor pritet që përfaqësuesi i demokratëve Njazi Kosovrasti të dorëzojë kërkesën zyrtare të regjistrimit të koalicionit të djathtë.

 

Berisha ironizon Ramën: Regjistroi sot të 40-at e Rilindjes

Në takimin me drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike për fushatën elektorale kryeministri Sali Berisha ka ironizuar kreun e opzozitës Edi Rama për aleancën parazgjedhore, duke iu referuar numrit 40 të emrave të regjistruar në KQZ të Aleancës ëpr Shqipërinë evropiane.

“Rama regjistroi sot të 40 vitet e lindjes, dështak dhe qesharak, ai ka rreshtuar 40 emra njëlloj si për të respektuar të dyzetat” – ironizoi shefi i qeverisë, ndërsa ka vlerësuar aleancën për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim si një aleancë të ndërtuar mbi vlera.

Ai gjithashtu informoi se shumë shpejt koalicionit të djathtë do t’i shtohet dhe një parti, duke e çuar numrin në total 25+1.

Kryeministri i bëri apel Ramës për të kthyer sa më shpejt anëtarët në KQZ, ndërsa garantoi se këto zgjedhje do të jenë sipas standardeve ndërkombëtare dhe ftoi OSBE/ODIHR të vlerësojë procesin zgjedhor.

Share This Article
9 Comments
    • …dhe kjo eshte dhe do mbetet epoka e turpit dhe karagjozllekut politik ne tere historine tone shume shekullore. 40 parti..!!! dhe ajo tjetra 15 me pak, pra 25 qe na bejne 65 parti politike o kuje me drek te Shqipetareve qe kerkojne edhe te integrohen me dyqind zorre politike neper kembe. Qe ju befsha topin mu ne zgjedhje dhe mu ne politike dhe mu ne fytyre te Saliut dhe te Edvinit…

  • Sikur Berisha t’i kishte 40 parti në koalicionin e tij, ai do t’i nxjerrte 40 damarë nga qafa duke thirrur: ky është koalicioni dhe dëshmia se sa është e pranueshme Partia Demokratike Shqiptare nga subjektet tjera.
    Gëzuar zoti Rama dhe urime të parakohshme ke nga Dyrrahu i lashtë për fitoren bindëse.

  • Kur Berisha ishte 40 vjec ishte komunist i thekur dhe bridhte me kavanozin me shure te Kriminelit Enver, neper Europe per t’i zgjatur jeten diktatorit dhe diktatures. Nuk ka mbledhje qe ky i semure ne gjendje te renduar psiqike, te mos shaje edhe kur nuk e ngacmojne, te ngacmon vete , eshte bo si Shabon Hunderri te rruga e Kavajes.

  • DUHET KUJDES SE [SB] KA PERGJUAR TE GJITH FAKTORET OPOZITAR .PRANDAJ DERI SOT KA QEN NJE HAP PERPARA. KA PERDORUR KAL TROJE SPAHIUN, KACIN,NANO PJANECI etj.PER SHPUREN E TIJ HUMBJA ESHTE FUNDI I BOTES.NDAJ DUHET KUJDES.

  • Patjeter qe Ilir baba duhej te ish me 40 partite.

    Ashtu ish thene dhe ashtu u be:Ilir Baba me 40 partite.

    Kjo eshte nje fitorje e malle drejt berihajt.

    Tani me 23 qershor eshte populli ai qe di te ndaje Ilir Babain nga ………

  • Çfare jane gjthe kto parti, kujt i duhen????? Te krijosh nje parti ne shqiperi eshte me lehte se te hapesh nje byrektore. Meqe ra fjala ra fjala se shpejti une me ca shoket e mi do krijojme nje parti te re PARTIA E BYREKEVE. Kush i hu byreket te votoje per ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *