40 vite burg për genocid e krime lufte, Karaxhiç merr vendimin e papritur

Ornela

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, do të apelojë vendimin e  gjykatësve të Kombeve të Bashkuara për dënimin e tij me 40 vjet burg. 72-vjçari Karaxhiç ishte dënuar më 2016 për gjenocid dhe krime lufte.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, do të nisë më 23 prill një apel drejt gjykatësve të Kombeve të Bashkuara për dënimin e tij me 40 vjet burgim. 72-vjçari Karaxhiç ishte dënuar më 2016 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen me dhunë gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995.

Atij i ishte shqiptuar dënimi nga gjyqtarët e Tribunalit të Hagës, që është mbyllur edhe zyrtarisht në dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenti i këtij tribunali, Theodor Meron, ka deklaruar në muajin shkurt se apelet do të shqyrtohen nga Mekanizmi për Tribunale Ndërkombëtare për Krime (MICT).

Prokurorët po ashtu janë duke apeluar dënimin e tij 40 vjeçar, duke kërkuar që të shtohet dënimi me burg. Vendimi pritet të bëhet i ditur vitin e ardhshëm.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *