40 vjeçari po kthehej në atdhe, në Rinas e presin prangat

Elena Tase

Një 40-vjeçar i dënuar në Itali me 12 vjet heqje lirie u arrestua nga autoritetet në Rinas. Domi Vuksani ose Nikel Vuksani, i lindur në Shkodër, rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale organizatë kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike.

Ai u arrestua teksa po tentonte të futej në Shqipëri. Vuksani, sipas policisë, kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi u dënua nga Gjykata e Firences.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *