40 vjet dritë

Ornela

Ibrahim Hamza

U mbushën 40 vjet nga koha e vënies në shfrytëzim të hidrocentralit të Fierzës.

Pas një pune shumë të madhe, për mbi 7 vjet, u arritën rezultatet e shumëpritura, mbi bazën e të cilave u bë e mundur të vihen në punë dy turbinat e para. Më 12 tetor të vitit 1978 ato u lidhen më sistemin energjetik shqiptar dhe u bënë pjesë e tij. U deshën edhe mbi dy vjet të tjera,deri në fundin e vitit 1980, për të përfunduar të gjithë veprën.

Ndërtimi i kaskadës së Drinit dhe në përbërje të saj, veprës më të rëndësishme ,hidrocentralin e Fierzës, është puna më e lavdishme që kanë bërë ndërtuesit shqiptarë në shekullin e XX. Hidrocentrali i Fierzës, për nga përmasat e disa objekteve dhe sasia ujit që mbledh liqeni, është vepra hidroenergjetike më e madhe e ndërtuar deri më sot në vendin tonë.

Për ndërtimin e tij janë bërë punime të shumta dhe janë ndërtuar një kompleks objektesh mbitokësore dhe nën tokësore të parametrave hidroteknik dhe konstruktiv nga më të mëdhatë që njihte teknika e kohës.

Janë hapur mbi 10 km tunele të madhësive të ndryshme ku përfshihen; tetë tunele më gjatësi nga 600 m deri ne 820 m, galeri ndihmëse, që kanë shërbyer për hapjen e tuneleve dhe galeritë e çimentimit. Në krahun e djathtë ndodhen 4 tunele, 2 nga të cilat kanë shërbyer për devijimin e lumit gjatë ndërtimit të digës dhe 2 të tjerë, më dimensione të mëdha, që shërbejnë për shkarkimin e ujërave të tepërta. Ndërsa në krahun e majtë janë ndërtuar të gjitha veprat e shfrytëzimit, 4 tunelet e turbinave, vepra e marrjes, salla e makinerisë, nënstacioni e të tjera.

Gjatë këtyre viteve u ndërtua diga. Ajo është me material rrethanor dhe me bërthamë argjile,e lartë 168 m. Fillon në kuotën 144 m dhe përfundon në kuotën 312 m mbi nivelin e detit. E ka gjerësinë në bazamentin e lumit 700 m dhe në kurorë 400 m .Komiteti Botëror i Digave të Larta e ka klasifikuar ndër digat e mëdha të Botës. Ndërsa në kohën që u ndërtua ,ajo ishte diga e katërt në Evropë për nga lartësia dhe e para e llojit të vet për nga teknologjia dhe materiali i përdorur për ndërtimin e saj.

Më përfundimin e digës u krijua liqeni i Fierzës. Ai është liqeni artificial më i madhi në vendin tonë. Ka një sipërfaqe prej 72 .5 km katrore dhe një gjatësi prej 72 km. Ndjek konturet e luginës së Drinit deri në qytetin e Kukësit. Më pas, ku Drini ndahet në dy lumenj,ndjek luginën e Drinit të Zi deri në afërsi të Skavicës dhe luginën e Drinit të Bardhë ,duke kaluar Morinën, futet rreth 15 km në territorin e Kosovës. Ai grumbullon dhe përpunon mbi 2 miliardë e 700 milionë metër kub ujë.

Për ndërtimin e objekteve të kësaj vepre u kryen volume të mëdha pune. U gërmuan dhe u transportuan mbi 3 milionë metër kub dhera e shkëmb, nga të cilët mbi 1 milion prej tuneleve. Në bazamentin e digës u gërmua deri sa ka dalë shkëmbi i fortë i lumit, në 20 metër thellësi e u hoqën rreth 500 mijë metër kub gurë, zhavorre dhe aluvione. U prodhuan dhe u hodhën në digë mbi 8 milionë metër kub, gurë, zhavorre, filtra dhe argjila. U prodhuan dhe u hodhën nëpër objekte 1 milion e 200 mijë metër kub betone.

U bënë 130 mijë metër linear shpim-çimentime. U kthye i gjithë tubacioni i hekurit që nevojitej për të veshur tunelet e turbinave dhe u veshën 8600 ton tubacione në tunelet e turbinave. E thënë më thjeshtë, me sasinë e materialeve mbushëse të hedhura në digë mund të ndërtohet një mur më gjerësi tre metër dhe lartësi dy metër në të gjithë kufirin shtetëror të vendit tonë. Ndërsa më betonet e hedhura mund të ngrihet një mur betoni më gjerësi e lartësi një metër në të gjithë kufirin shtetëror.

Hidrocentrali i Fierzës, në kohën e ndërtimit të tij, dominoi jetën e familjeve dhe të shoqërisë shqiptare të asaj kohe. Gjatë atyre viteve, televizioni, radiot, gazetat dhe i gjithë opinioni publik i ndiqte më përparësi dhe hap pas hapi çdo punim që kryhej në vepër. Domethënia e këtij interesimi kaq të madh ishte, se ky hidrocentral do të dyfishonte energjinë elektrike që prodhohej deri në atë kohë ,aq jetike për çdo shtëpi. Veç kësaj, një numër i madh familjesh kishin babanë, vëllanë apo një njeri tjetër të dashur, që punonte atje.

Gjatë të gjithë kohës që ka vazhduar ndërtimi i veprës,nga viti 1971 deri në vitin 1980,për rreth 10 vjet, kanë marrë pjesë afërsisht 40 mijë punonjës, të cilët kanë ardhur nga të gjitha rrethet e vendit tonë. Ata kanë punuar nga tre muaj deri në një vit, dy a tre vjet dhe një pjesë deri në përfundim të ndërtimeve. Bërthama e përhershme ka qenë rreth 3 mijë punonjës. Këta të fundit kanë qenë punonjësit e përhershëm të hidrocentraleve. Një pjesë e tyre vinte që nga Bistrica.

Në Fierzë kjo bërthamë erdhi gradualisht nga Vau i Dejës, pas mbarimit të punimeve në atë hidrocentral. Numri më i madh, që ishte në një kohë, ka qenë vera e vitit 1977, që arriti në 11 mijë punonjës. Veç këtyre që punonin në vepër, kanë qenë edhe rreth 10 mijë punonjës të tjerë që punonin në hapje dhe zgjerime rrugësh, asfaltime, shërbime të të gjitha llojeve.

Edhe këta ishin pjesë e veprës, sepse ishin plotësisht në shërbim të saj. Pra në total, që nga fillimi dhe deri në përfundim të ndërtimit të Fierzës kanë punuar rreth 50 mijë punonjës që erdhën nga të gjitha anët e vendit tonë. Numrin më të madh të tyre e kanë pasur 13 rrethe, e konkretisht: Shkodra, Dibra, Kukësi, Durrësi,Tirana, Tropoja, Puka, Saranda, Berati, Fieri, Korça, Mirdita e Gjirokastra.

Për drejtimin e punimeve kanë punuar 500 specialistë të lartë, shumicën e të cilëve e përbënin inxhinierët e profileve të ndryshme. Një pjesë ishte më përvojë, sepse vinin nga veprat e tjera që kishin ndërtuar më parë, ose nga dikasteret. Por pjesa më e madhe kanë qenë të sapo diplomuar nga Universiteti Shtetëror i Tiranës. Të gjithë këta kryenin detyra të ndryshme, që nga drejtues të ndërmarrjes së ndërtimit, drejtues të kantiereve e sektorëve dhe specialistë të thjeshte. Veç këtyre, kanë drejtuar punët konkrete në sektorë, në turne dhe brigada 520 teknikë të mesëm.

Në ndërtimin e kësaj vepre, kanë marrë pjesë personalitete të fushës së ndërtimit dhe inxhinierë nga më të mirët e vendit tonë. Drejtor i ndërmarrjes së ndërtimit të hidrocentralit në tre vite të punimeve kulminante, 1976 deri në 1979, ka qenë Emin Musliu, njohës shumë i mirë i të gjitha punëve, organizator i aftë dhe autoritar. Kanë drejtuar në vite e nivele të ndryshme ,që nga ndërmarrja deri në kantiere inxhinierët: Ismail Ahmeti, Kiço Negovani, Muhedin Muça, Miço Veshi, Besnik Bekteshi, Edmond Pinguli, Genc Ajazi, Enver Preza, Hajro Agoviku, Milazim Mustafa, Kristaq Thanasi, Faik Deda, Kujtim Damnori, Leandro Zoto, Sokrat Kalidhopulli, Luigj Pjetri, Sotiraq Selenica, Gjergji Note, Rrapush Zyka, Lin Tari, Savo Kondi, Astrit Hana, Kujtim Bejtja, Nuro Dhima e shumë të tjerë.

Në grupin e projektimit të veprës ishin; Petrit Radovicka, kryeinxhinier i projektit; Farudin Hoxha, projektues i digës; Egon Gjadri, projektues i tuneleve. Në këtë grup kanë qenë gjithashtu Pandi Cesmaxhiu, Skënder Kosturi, Gezim Struga, Mehmet Haderi, Abdullah Zeqo, Adnan Qatipi e të tjerë, që merreshin secili prej tyre më objekte të veçanta.

Një numër i madh brigada punëtorësh kanë kryer punime të rëndësishme e në fronte shumë të vështira .Ndër ato ishin brigadat e minatorëve dhe të hekurkthyesve më brigadierë Shaban Gjoka, Hashim Zyberi, Xhem Peca, Dali Lika, Xhafer Meli, Frano Bjeshka; brigadat e montatorëve më brigadierë Xhevdet Murati, Agim Shaqiri; brigadat e mjeteve të rënda më shoferët Selim Shabani, PiIo Lera, e dhjetëra të tjera.
Hidrocentrali i Fierzës është vepra më e vështirë e ndërtuar në vendin tonë.

Për ndërtimin e tij janë kaluar vështirësi të mëdha dhe janë bërë sakrifica të panumërta. Në vitin 1971 gjithçka filloi nga asgjë. Në tre vitet e para u punua në të njëjtën kohë, si në krijimin e kushteve të punës për punonjësit, ashtu dhe në prapavijë, si dhe në objektet e veprës.

Duke qenë se ky hidrocentral ishte më i madhi i ndërtuar deri në atë kohë, mungonte edhe përvoja e nevojshme. Hapja e tuneleve më lartësi prej 18 m, në formacione të tokës, që në disa vende ishin të pa qëndrueshme ,ishte shumë e vështirë. Ndërtimi i digës aq të lartë me një teknologji të panjohur deri atëherë, me tapë betoni dhe me bërthamë argjile, krijonte probleme të mëdha, si për përgatitjen e materialeve, ashtu dhe për sigurimin e tyre, sepse diga duhej të ndërtohej më një siguri të lartë. Veshja e tuneleve të turbinave më hekur dhe kthimi i të gjithë tubacionit në bazën e hidromontimit, ishte një tjetër punë e madhe. Dhe kështu mund të përmenden shumë të tjera.

Të gjitha problemet, që u ndeshen gjatë ndërtimit të veprës, u zgjidhen me sukses të plotë nga personeli inxhinierë e teknikë . U perfeksionua teknika e hapjes dhe betonimit të tuneleve më seksion të madh të betonuar 8 më 12 metër. Mjafton të përmendim se vetëm hapja dhe betonimi i tunelit numër 4 të shkarkimit, më ato përmasa, ka qenë një luftë e vërtetë më shkëmbin dhe faqen e malit. U kryen mijëra metër linear shpim-çimentime të thella e të cekëta, nëpërmes sistemit të galerive, paralel më punimet e tjera. U pastrua bazamenti i digës nën shtatin e lumit ,në prezencën e ujërave nëntokësore, duke hequr mijëra metër kub dhera, mbi të cilën filloi ndërtimi i digës. Specialistët ,që u morën më ndërtimin e digës, kaluan shumë të panjohura dhe e perfeksionuan plotësisht teknikën e ndërtimit të saj më gurë, zhavorr, filtër, dhe në mes të saj argjila të përzier më përqindje të caktuar filtri. U zgjidh, nëpërmjet plasjeve masive, prodhimi i të gjithë gurit që nevojitej për digën. Mbi 5 milionë metër kub gurë u prodhuan nëpërmjet kësaj mënyre. U kryen 11 plasje masive, duke arritur të sigurohej në një plasje të vetme, mbi 500 mijë metër kub gurë.

Gjatë viteve të ndërtimit të veprës u kapërcye kontradikta, midis kërkesave të larta teknike që kishte teknologjia dhe teknika e ndërtimit të veprës, dhe nivelit të pamjaftueshëm të kualifikimit dhe të përvojës të punonjësve. Nëpërmjet punës konkrete, ndeshjes më të panjohurat dhe vështirësitë, u fitua dhe u shtua përvoja në çdo punim. Veç kësaj, u kualifikuan rreth 23 mijë punonjës, në mbi 40 profesione ,nëpërmjet kurseve dhe shkollave profesionale.

Punonjësit që e ndërtuan hidrocentralin punuan pa e ndërprerë punën asnjëherë. Në borë e në shi, në ngricat e janarit dhe në vapën e gushtit, në ditë festash e në ditë pushimi, në Vit të Ri e gjatë të gjithë vitit, e në çdo kohë tjetër, ditë e natë, një turn i lëshonte frontin e punës turnit tjetër, e kështu me radhë, deri sa përfundoi plotësisht ndërtimi i çdo objekti.

Këta punonjës i dhanë vendit tonë këtë vepër të madhe , plotësisht të garantuar. Vitet që kanë kaluar, që nga ndërtimi i saj, kanë qenë edhe një provë e madhe e përgjegjshmërisë më të cilën është punuar .Sipas specialistëve që kanë ndërtuar veprat, digat në Kaskadën e Drinit janë ndërtuar më siguri EXTRA. Më pak fjalë, kanë një siguri të jashtëzakonshme.

Diga e Fierzës është ndërtuar që të përballoi një prurje deri në 10 mijë metër kub ujë në sekondë, që është një llogaritje teorike, në kushtet e ndonjë tërmeti dhe kur mund të ketë edhe ndonjë rrëshqitje dheu nga brigjet e liqenit. Sigurisht, ata që e menaxhojnë dhe që e shfrytëzojnë , duhet të zbatojnë më përgjegjësi të jashtë zakonshme rregulloren përkatëse ,të mbajnë ujin në liqen në kuotat e lejuara për çdo muaj të vitit dhe t’i kenë në gatishmëri të përhershme tunelet numër 3 dhe numër 4 të shkarkimit.
***
Vlerat e hidrocentralit të Fierzës janë shumë të mëdha. Kaskada e Drinit, dhe në përbërje të saj hidrocentrali i Fierzës, janë pasuria më e madhe prodhuese që ka populli shqiptar, të cilat nuk u dëmtuan nga vitet e gjata të tranzicionit politik. Jo spontanisht, por sipas një studimi të detajuar të bërë rreth viteve 1960 nga specialistët, u konkludua se lumi Drin duhej shfrytëzuar duke ndërtuar liqene artificiale sa më të mëdha.

Kjo më qëllim që të bëhej rregullimi vjetor dhe shumëvjeçar i prurjeve të ujit, që hidrocentralet e ndërtuara mbi të të mbulojnë sa më mirë kërkesat e konsumatorëve me energji elektrike ,si në periudhën e thatë ,ashtu edhe në periudhën më shumë ujë të vitit. Këto studime janë miratuar nga organet drejtuese të kohës dhe mbi bazën e tyre janë ndërtuar veprat, pra edhe Fierza.

Nga të dhënat e ndërtimit dhe të prodhimit të deri tanishëm të veprave hidroenergjetike, hidrocentrali i Fierzës zënë vendin qendror. Fierza është prodhuesi më i rëndësishëm i energjisë elektrike dhe rregullatori i të gjithë sistemit energjetik shqiptar. Këtë funksion do ta ketë edhe për një kohë të gjatë. Ai është rregullator edhe i dy hidrocentraleve të tjera të ndërtuara në lumin Drin ,të Komanit dhe të Vaut të Dejës. Këtë përparësi i a jep ujët e liqenit. Ky ujë përdorët gjatë të gjithë vitit dhe veçanërisht në kohën e thatë.

Që nga koha kur është vënë në shfrytëzim e deri në ditët e sotme ka prodhuar miliarda KW energji elektrike, duke i dhënë vendit tonë miliarda dollarë. Siç llogaritej në kohën e ndërtimit të tij, ai i ka nxjerrë shpenzimet e veta të ndërtimit brenda 5 vitesh dhe që atëherë prodhon më kosto fare të ultë, duke pasur parasysh që lënda e parë e tij është ujë.

Pa hyrë larg në kohë, sipas evidencave që janë publikuar këtë vit, vetëm nga eksporti i energjisë elektrike të prodhuar në 6 mujorin e parë, janë fituar10, 9 miliardë lekë të reja të ardhura, pa llogaritur furnizimin e konsumatorëve të brendshëm, që është shumë më i madh,duke qenë zëri i parë i rritjes ekonomikes të vendit. Dhe sigurisht këto të ardhura janë bërë të mundura, në radhë të parë, nga liqeni dhe turbinat e Fierzës. Jo më kot vazhdimisht jepen të dhëna për kuotat e liqenit të Fierzës. Kur ka reshje të mira, siç ndodhi këtë pranverë, ato janë të larta e gëzojnë të gjithë.

Ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, ka krijuar kushte që të ndërtohen edhe hidrocentrale të mesëm e të vegjël. Këto të fundit fuqizojnë më tej sistemin energjetik. Mirëpo euforia që ka përfshirë disa ,që të ndërtojnë kudo në lumenj të vegjël hidrocentrale, që prodhojnë fare pak energji, më të vetmin qëllim, fitimin, ndikon në ekonominë e vendit më shumë për keq ,se sa për mirë. Ku ndërtohen disa prej këtyre,që punojnë kryesisht më ujë të rrjedhshëm, ka mungesë ujë në periudhën e thatë të vitit.

Ndërsa në kohën e reshjeve mund të mos ketë nevojë për ta, sepse ka ujë Drini më shumicë dhe shpesh herë e derdhë nëpërmjet shkarkimeve. Pra, kjo energji e këtyre prodhuesve të vegjël, në këtë kohë, mund të prodhohet nga hidrocentralet e mëdha. Nga ana tjetër, këto vepra të vogla prishin eko- sistemin dhe ndikojnë negativisht në zhvillimin e turizmit. Një turist i huaj, para pak ditësh, shprehej në një intervistë , se “ne nuk vijmë në këto vende turistike për të parë hidrocentralet,shkatërrimin e natyrës së bukur” . Hidrocentralet e vegjël duhet të lejohen për t’u ndërtuar, vëtem pas një studimi të detajuar,duke balancuar të dy anët,si fitimin ashtu dhe dëmin që bëjnë.
***
Shoqëria e sotme shqiptare duhet të dijë të vlerësojë punën, sakrificat, mundin e baballarëve, vëllezërve dhe paraardhësve të tyre. Ata përballuan vështirësi teje të mëdha nga më të ndryshmet dhe në kushtet e shumë problemave që prodhonte edhe vet sistemi shoqëror i kohës kur u ndërtua vepra,i dhanë vendit tonë pasuri të tilla ,si hidrocentralin e Fierzës. Një pjesë e madhe e këtyre ndërtuesve janë ndarë nga jeta, të tjerë janë thinjur e plakur. Të vjen keq kur shikon që askush nuk interesohet për këta njerëz . Ata i dhanë vendit pasuri të mëdha, ndërsa për vete marrin pensione shumë të ulëta.

Më qindra njerëz, analistë e të tjerë, ftohen nëpër televizione për të folur për gjëra nga më të ndryshmet, disa nga të cilat nuk kanë asnjë vlerë, vetëm mbushin orët e transmetimit. Por askush nuk kujtohet të thërrasë ndonjë nga këta drejtues a specialist që jeton, për të thënë si i ngritën këto vepra e çfarë mësimesh mund të nxirren sot për të ndërtuar të ardhmen.

Mendimet dhe veprimet më sloganin se ” historia fillon kur kam ardhur unë në pushtet” ,apo të “luftës kundër Komunizmit”, janë të dëmshme dhe vetëm nxisin papërgjegjshmërinë e atyre që i kanë. Shoqëria e tanishme vazhdon të harrojë, apo “të bluajë në të thatë”, siç thotë populli dhe të mos vlerësojë atë që duhet vlerësuar nga e shkuara. Është i njohur fakti se kur nuk di të vlerësosh të kaluarën, me të mirat dhe të këqijat, më arritjet e dështimet, nuk di të ndërtosh as të ardhmen.

Sistemi totalitar komunist ka të tjera probleme, që kanë të bëjnë më luftën e klasave ,shoqërizimin e pronës , izolimin, e shumë të tjera, që nuk është vendi të përmenden këtu, dhe nuk lidhet me sakrificat e mëdha që ka bërë populli ynë në çdo kohë, për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Tani flitet shumë për hyrjen në Evropë të vendit tonë. Çdo shqiptar e pret këtë kohë. Por duhet ditur se me hidrocentralin e Fierzës ne kemi hyrë në Evropë që në vitin 1980, sepse kjo është një vepër e kalibrit Evropian. Dhe në familjen evropiane populli ynë duhet të hyjë, në radhë të parë më punë, më vlerat e veta në çdo fushë. Prandaj mësimi që nxjerr kushdo në këtë 40 vjetor të ndërtimit të Fierzës është se vetëm më punë, më prodhime dhe më vepra që krijojnë të ardhura, arrihet të sigurohet mirëqenia dhe të ngrihen standardet e jetesës, siç i ka e gjithë Evropa.

Share This Article
7 Comments
  • Megjithese mund te ishte permendur dhe ndonje emer i sektorit te inxhinierise gjeologjike, prape se prap, shkrimi eshte i sakte dhe i qarte! Kete, me se shumti, duhet ta lexojne ata qe sot drejtojne shtetin, qe te binden, dhe ti vene gishtin kokes per ata njerez qe, me mendjen dhe duart e tyre, u kane lene brezave nje veper te tille gjigande dhe absolutisht te sigurte.

  • Vepër Fenomenale!

    Fierza është Mostra Energjitike Shqiptare që te lë pa fjalë!

    Nderime për prinderit tane!

  • FESTONI-“25 Tetorin”Dite e ELEKTRIFIKIMIT !
    Faleminderit penes suaj z.Ibraim Hamza sa:

    Ju shkruan “Korieri Tuneleve”te Selites 1950-51.
    I nderuari dhe i rrespektuari artikullshkrues z.Ibraim Hamza,qe nuk di si tiu Falenderoj,vec ju shoqerofte jetegjatesia efektive.
    Sjellia e kesaj kujtese 40 vjecare, qe ne fakt eshte nje parathenie e kujteses se pare te Hidrocetraleve ne shqiperi;,qe nga ai MINIHIDROCENTRAL i Vithkuqit ne mos gaboj,te kryevepra e TYRE Hidrocentrali Selites ,(qe iu vu emri Pas perurimit LENIN.)peruruar pikerisht me “25 Tetor 1951” veper ne te cilen u krijua shkolla e pare e ndertuesve te Hidrocentraleve ne shqiperi,qe kemi fatin te kemi mes nesh “Pionierin e pare”Inxhinier e kryeinxhinier ne To,deri Ai i pari Drjetor si thoni Ju i Hidrocentralit te Ferzes i madhi dhe i pashoqi EMIN MYSLIY. jete gjate,njohur une “korier i Tuneleve”(qe fatkeqesisht nuk eshte vleresuar sa duhet.)e,me jam ketu te vleresimi,le te ndalojne organet kopetente sa eshte Gjalle Ai beso kaluar te 90tat vite jete,sot duhet rivleresuar,sa qindra qe si kemi midis nesh,nga Rahman Hanku drejtori i Hidrocentralit te Pare te Selites, me shoket e atyre viteve.(Me falni po jua shkruan keto nje 83 vjecar,ato vite sa nxenens i shkolles “10 korriku” Tirane,”KORIERI i TUNELEVE”, ne ato dy vera te atyre viteve,sa te dielave,me herronjte shofera,mbi ngarkesat e tyre,apo shoferin e Drejtorit te Hidrocentraleve,buzequmesht ate here LAM(Islam) Zhegu,babai kengetarit te njohur, tashme artist, Luan Shegu.(Te me falni per nonje gabim emri,si 83 vjecar qe jam dhe me e keqia, tej oqeanit, ne “syrgjynosiet e pas 90te,qe po vuajme…)
    Ju i miri artikullshkrues,qe duket jeni profesionist, ju faleminderit thene te gjitha.Une vec po ju pershendes nga Toronto,sa lexova kete mengje te 8 tetorit 2018, kete shkrim”TIRINITRINE”,per Mua qe jetoj e kujtoj ata ” PIONIERE” te ketyre veprave si:Emin Mysliun e te ndierin,TIM Vella Stavri Mihal Xhoga,drejtor ikantiereve te ndertimit,nga Partizan i oreve te para,bir i Dangellise Naimjane” ne verprat e rindertimit e ndertimit nis Hekurrudhave te para sa,Drejttor kantieri ne Selite nga Kantieri Pare ne te tretin ne perurim,(Nentor 1951),me Emin Mysliun,ato vite me shoke,nga Balo Balo,Bardhyl Fico,Buran Strazimiri me shoke,me herronj minatore “Luanet e Tuneleve”,me Sali Vaten,Sabri Shinin,sa 10 martiret minatore,rene(plasia e minave aksidentalist) sa po perfundont Tuneli Dajtit..(te me falni se emrat kjo moshe harruar).Aty shumica e atyre qe permenda sa mbaruar shkollen e mesme”Politeknikumin 7 Nendori”) e tj.Ata sa mbaruar Ai Hidrocental nisur universitete e bera ata qe u bene,me krye tyre, Emin Mysliu, po e perseris,mbaruar e bere Inxhiniere te persosur te ketyre veprave. Ndiese atyre qe si kemi midis nesh dhe RRESPEKTE,(organet qendrore them per ti vleresuar si duhet,ne kete pervjetor qe na shpie tek 75 vjetori Clirimit,qe beri te mundur keto arritie te pashoqe per mbi 45 vjetet pas clirimit.
    Lavdi Klases PUNTORE HEROIKE te vendit tone!
    V’O,
    Mos Harroni FESTEN e DRITAVE; 25 TETORIN pa festuar e gezuar.
    Jete te gjate Herroi i gjalle sa i rralle i atyre VEPRAVE Emin Mysliut me shoke..
    Ndiese per ATA,qe si kemi mes NESH. Famileve te tyre dhe pasardhesve pershendetie;
    Rrofshin dhe i kujtofshim me se pari, ato 45 Vjet-HEROIZMI POPULLIT tone NGADHNJIMTAR!.

    “Pasues Veteran”83 vjecar;

    Toronto08-10-2018 “Korieri TUNELEVE”(1950-51)
    ( Guri Naimit D.-Dh.Xhoga)

  • 40 vjete Epoke drite shqiptare, po qajne motet Enver pse ike!…
    Pergezime autorit qe sjelle ne kujtesen e popullit shqiptar vepra te tilla madhore, sidomos ne kujtesen e brezave shqiptare qe po vijne…
    I lumte popullit punonjes shqiptar, lavdi vepres epoke te drites shqiptare!

    DRENICA E KUQE

  • Pershendetje Ibrahim Hamza!Te pergezoi per shkrimin dhe me vjen mire qe vazhdon te shkruash per veprat qe i dhane drite dhe jete vendit dhe qe nuk vdesin kurre duke perjetesuar lavdi ne e atyre qe i ndertuan !
    Te uroi prodhimtari te fruteshme!
    Fatmir Xhamallati

  • Interesante si nuk po ju degjojme zerin intelektual leshi Ika ikur zeri me gjithe figuren bashke E filluan nga hici dhe na lane trashegim hindocentral Keta muter i gjeten gati po prap ne fise do vejne shpellaret

  • Shkrim interesant dhe me shume vlera. Pergezime per autorin e nderuar, Ibrahim Hamza.
    Tabloja per ndertimin e kesaj vepre hidro-energjitike te kalibrit evropian e boteror eshte nje leksion per ata studente, te rinj e te reja, qe deshirojne te studiojne , per te qene inxhiniere e teknike ne fushen e energjitikes, te kesaj baze te fuqishme te ekonomise tone.
    Midis fakteve te shumte, qe na sjell i nderuari Ibrahim, vetem njerin deshiroj te ve ne dukje:
    -Hidrocentrali “i ka nxjerrë shpenzimet e veta të ndërtimit brenda 5 vitesh dhe që atëherë prodhon më kosto fare të ultë, duke pasur parasysh që lënda e parë e tij është uji”…dhe me tej vazhdon…” vetëm nga eksporti i energjisë elektrike të prodhuar në 6 mujorin e parë, janë fituar 10,9 miliardë lekë të reja të ardhura, pa llogaritur furnizimin e konsumatorëve të brendshëm”…
    Cfare veprash te ketij niveli jane bere gjate ketyre pothuajse 30 viteve te fundit? Asnje, per fatin e keq tonin.
    Mire do te ishte, te thuhej se ne kohen kur u ndertua kjo veper madhore dhe te tjera si ajo, vendi ishte si ne mesjete (pa ndricim elektrik, me bujqesi primitive te parmendes se drurit terhequr nga nje ka dhe nje gomar te marre hua, popullata vuante nga analfabetizmi dhe semundjet epidemike), ndersa priotitetet politike ishin punesimi, veprat energjitike te drites, te shendetesie, te aresimit, te bujqesise, te sigurise, ndersa sot fatkeqesisht prioritet politik mbetet menyra per te marre pushtetin permes dallavereve.
    Kohe te keqia kane ardhur dhe sic duket, deshira e mire per te ripare pensionet e atyre te moshuareve, qe i ndertuan keto vepra, bien ne vesh te shurdher. Heronjte e ketyre veprave, qe fatkeqesisht vijne duke u pakesuar, ende do te ngushellohen me pensionin qesharak, edhe pse ndertuan vepra, qe do te prodhojne vlera kolosale per dekada e dekada te tjera ne favor te ekonomise se vendit, por jo ne favorin e jetes se tyre te lodhur.
    Nderim te pakufishem per ata mijera specialiste, projektues, inxhiniere, teknike dhe punetore qe punuan dje per driten, qe ne sot te kemi drite me bollek per 40 vjet me radhe.
    Falenderim edhe nje here per autorin e shkrimit, Ibrahim Hamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *