Rreth 400 mijë njerëz përballen me urinë në Siri për shkak se zonat ku jetojnë janë të rrethuara nga forcat qeveritare, të cilat nuk lejojnë kalimin e ndihmave humanitare.
Rreth 40 mijë janë thuajse në uri ekstreme vetëm në qytetin Madaya, i rrethuar që prej muajit korrik të vitit të shkuar nga forcat qeveritare të mbështetura nga Hezbollahu libanez.
Janë gjithsej 15 zona në të gjithë Sirinë që vuajnë nga uria, sipas OKB-së. Një marrëveshje e arritur të shtunën, lejon shpërndarjen e ushqimeve në Madaya si dhe në disa fshatra të Idlibit. Të paktën 23 njerëz kanë humbur jetën nga uria sipas të dhënave të Organizatës Mjekët pa Kufi.
Sipas raportimeve, banorët në Madaya përveç barë, janë ushqyer edhe me insekte për të mbijetuar.
Në Kefraya dhe Foua, rreth 12.500 njerëz nuk kanë ushqime, ndërsa zona është e kontrolluar kryesisht nga grupet rebele përfshirë Al-Nusra-n, ndërsa trupat qeveritare nuk lejojnë depërtimin e ushqimeve atje.
Më 26 dhjetor, forcat qeveritare siriane vendosën një pikë kontrolli për në qytetin më të prekur nga uria, duke kërkuar që grupet opozitare të dorëzojnë armët dhe të dorëzohen edhe vetë.
Në qytetin Moadamiyah, të drejtuar nga aktivistë pro-opozitës, vlerësohet se 45,000 civilë janë mbërthyer në zonë për më shumë se dy javë, duke mos pasur asnjë mundësi për të blerë ushqime. /Dita/
