400 vende të lira në Ushtrinë Shqiptare, Rama të rinjve: Aplikoni, nderoni kombin

J L

Kryeministri Edi Rama, iu bën thirrje të rinjve të aplikojnë për 400 vende të lira në Ushtrinë Shqiptare.

Ai ka publikuar nismën e rekrutimit për ata që duan një karrierë profesioniste për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

Postimi i Ramës në Facebook:

“MIRËMËNGJES. Ti ke forcën që nderon kombin, kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë. Behu pjesë dhe suksese, https://bit.ly/3HhPTQm”, shkruan Rama.

j.l./ dita

 

 

Share This Article
6 Comments
  • Po rroga sa eshte, se familja nuk mbahet me atdhedashuri por me pare, dhe shtepine emba traupra burri e jo gruaja si politkanet tane qe i kane nga grate. Edhe zanatin me te vjeter te Benin nuk do kishin kaq pare. Iku Koha e atdheut erdhi Koha e pares apo harruat ju se ju na e futet dhe si ves per ne fukarenjt e qe te shikoje per para, euro, dollar e ku di une tjeter monedhe. Ai qe i mirrte pa lek ushtare vdiq, titani hap qese dhe bej offerta osé beje me PPP osé me emira eshte dergoni femijet o niprit tuaj mqs jeni dhe shume te pasur ndofto sherbeni gratis dhe keshtu beni dy pune, ruani pasurit e tuaja ddhe kursenni ndopak. Edi hap qesen e bej ofertaose merrni nga Bangladeshi, Siria etj.

  • E ke fjalen per ushtrine e Patronazhisteve zotrote? Un habitem si perdoret akoma termi “ushtri” kur sipas qejfit tend, Shqiperia kthen s…n sa here qe greke e serbe kane oreks,dhe kjo fale deshires tende te madhe per 0 probleme me “fqinjet”.Ti ,si nje antishqiptar i rradhes qe drejtoi vendin 30 vitet e fundit humbet cdo gjurme te asaj qe mund te quhet “ushtri shqiptare” duke ndjekur me korrektese keshillat e Serbise e Greqise.

  • Zoti Rama, pas disa vitesh per FA te RSH nuk keni per te gjetur me asnje ushtar per te rekrutuar. Mbajini fort ushtaraket dhe civilet qe keni, te cilet largohen vete, ose i largoni si per plotesim te kohes se sherbimit/kontrates ashtu edhe te moshes se daljes ne pension. Trajtimi financiar dhe ekonomik duhet te rritet per disa kategori, per te cilat eshte teper e ulet. Edhe diferenca ne page midis gradave te ushtarakeve dhe kategorive te punonjesve civile duhet te zvogelohet, duke rritur pagat e gradave te uleta.

  • C’fare pune ke ti me ushtrine?Presidenti eshte komandant i pergjithshem i FA-se.Kerkon te te quajne strateg,gjeneral,a kapter?Mos fut hundet ne kopetencat e te tjereve sepse cilesohesh DIKTATOR.Ka ushtarake qe mund te bejne thirrje per kete pune.Po na can trapin shume me keto nderhyrje kudo me vend e pa vend,o strategu global.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *