4000 fermerë do të marrin subvencione, ja kush do të përfitojë

Bora Basholli

Janë dy skema buxhetore që po përdoren për të subvencionuar fermerët në industrinë agro-përpunuese në vend. Njëra është financuar nga Bashkimi Evropian dhe tjetra nga qeveria.

Në total, subvencionet e të dyja skemave për dy vitet e fundit llogariten 118 milionë euro, nga rreth 14 milionë euro që ishin në 2012-2013. Frida Krifca, drejtore e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural thotë se skema e IPARD-it e Bashkimit Evropian është përqendruar tek fermat dhe agroindustria, kurse skema buxhetore shkon si mbështetje direkt për fermerin.

Mbi 4 000 aplikantë kanë përfituar vitin e fundit, ndërkohë që këtë vit synohet që numri të shtohet. Për të mos pasur mbivendosje të skemave, aplikimet janë bërë në kohë të ndryshme, madje një tjetër thirrje do të bëhet për subvencionet e financuar nga BE-ja.

Kushdo mund të aplikojë, mjafton që të regjistrohen me numër nipt fermeri. Subvencionet janë njëra anë, nga ana tjetër fermerët po asistohen edhe me specialistë. Edmond Xheka është fermer në Lushnje dhe për kulturat që ka mbjell këtë vit është konsultuar me agronomë nga drejtoritë rajonale të bujqësisë.

“Duket sikur ka ndryshuar. Deri tani paraqitet mirë, me vonë nuk e di si do shkojë, por deri tani paraqitet mirë. Na kanë ndihmuar jashtë mase për këtë pjesën e punës, pjesën e specialistit”, thotë fermeri. Në të gjithë vendin janë hapur nga Agjencia e Zhvillimit Rural pika informimi mbi projektet që mund të financohen dhe procedurat që duhen ndjekur”.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • kerkohet selektimi i fermereve per te bashkpunuar ne vjedhie e drejtorit e bujqesise e me urdher nga larte.Leri ne kushtet e konkurences mos favorizoni asnje fermer qe ky favorizim te kthehet ne ndarje pjesesh midis tyre dhe grabitesve shtetror.Asnje fermer nuk mer asnje fond nga keta grabitsa bashkpunim matrapazesh po.

  • Asnje fermer nuk ka mar as ka per te mar subvencione, le ti jap me emer e mbiemer drejtoresha e Agjensise dhe gazetaret te verifikojne cilet bujq kane perfituar nga keto skema pervec Edmondit qe ka perfituar vetem keshilla. Te jeni te sigurt qe parate kane shkuar per nepunsit qe japin “keshilla”. Hetoni e po nuk zbuluat vjedhje shume miljonshe. Nepunsit e ripjelljes socialiste nuk ngelen pas shefit te tyre kryeministrit qe po lodhet duke transportuar karriget e mitinjgjeve nga nje shesh ne tjetrin pasi ka bere PPP e radhes. Te mos harrojne ti japin ndonje miljon nga parate e Europes per bujqesine dhe zotit Soreka dhe zyrtareve te tjere europiane qe vijne larte e poshte vendit tone. Po te beni edhe kete bujqesia jone do te arrije standartet e Europes.Nuk jane gje 10 miljone grabitur ne aeroport ne krahasim me miljonat vjedhur nga subvencionet per bujqesine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *