Trump dhe gratë: “I pëlqen të na poshtërojë”

Elton Tafaruci

Donald Trump cilësohet se një ngacmues nga dhjetëra gra që kanë patur të bëjnë me të gjatë viteve dhe që janë intervistuar nga The New York Times në kuadër të një hetimi të madh për burrin që pas një viti mund të ndodhet në Shtëpinë e Bradhë.

Por për kuptimin që i duhet dhënë fjalës “ngacmim” në këtë rast duhet patur kujdes: arrogant, vulgar, prepotent, Trump mund të kalojë brenda një çasti nga mirësjellja te brutaliteti verbal që i degradon gratë, i bën objekte në bazë të një zakoni të trashëguar nga babai Fred.

Jo dhunë fizike (me përjashtim të rastit të njohur se gruas Ivana e cila më pas e tëhoqi denoncimin), por shumë vajza janë joshur dhe më pas janë flakur nga biznesmeni me peshën e pushtetit të tij, nga , nga fama e tij, nga pasuria dhe nga rrjeti i njohjeve të rëndësishme.

Marrëdhënie shpesh të çuditshme: disa prej këtyre grave, pasi i janë larguar për t’iu shmangur poshtërimeve, më pas janë kthyer për të marrë para, ndere, ndonjë ndihmë për karrierën.

Shija për të poshtëruar

Hetimi-«monstre» i kushtuar nga The New York Times marrëdhënieve të Trump me botën femërore me siguri do të shkaktojë polemika dhe do të përballet me komente të çdo lloji. Sigurisht kontribuon për të përkufizuar më mirë psikologjinë dhe veprimet demonstrative të një personazhi, i cili është –përfshirë shpesh në kalim caqesh dhe dhune psikologjike.

Por do të kenë edhe nga ata që do të vënë re se, përballë një sforcimi të madh – një hetim i zgjatur gjashtë javë gjatë së cilës janë intervistuar rreth 50 gra që kanë patur të bëjnë me Trump ndërmjet jetës sociale, konkurseve të bukurisë dhe marrëdhënieve të punës në kompanitë e tij imobiliare – portreti i playboyt prepotent nuk është shumë i ndryshëm nga ai që kanë nxjerrë artikuj për të njëjtin argument të botuara nga media si  Politico.com apo Huffington Post.

Arsyeja e rezultateve të kufizuara të hetimin qëndron ndoshta pikërisht te karakteristikat psikologjike të personazhit i cili, sipas rrëfimit të viktimave të tij (shpeshherë të vërteta, ndonjëherë të pretenduara), nuk përpiqet ta shfrytëzojë pushtetin e tij për akte dhune seksuale fizike, por duket se shijon pikërisht nga poshtërimi publik i grave që ka vendosur të godasë. Janë këto tiparet e historive që e hapin dhe e mbyllin hetimin.

Në vitin 1990, gjatë një feste me 50 modele dhe rreth tridhjetë burra në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridas, Trump u dëfrye me një «new entry» që nui e njihte, Rowanne Brewer Lane. E çoi në dhomë, por nuk u pëpoq të bënte seks me të. E bëri që të vishte një palë bikini dhe më pas e ridërgoi në festë, duke e shfaqur si një gjetje e tij e re, një “Trump girl”.

Me Miss Universin

Më e hidhur është historia e fundit, edhe ajo rrëfen një shije për poshtërimin, më tepër se sa për luksin. Në vitin 1996 Alicia Machado fitoi konkursin e Miss Universit, një event i blerë përpara disa vitesh nga Trump për të patur gjithnjë gra pasarelash, kukulla perfekte, përreth tij. Menjëherë më pas ndodhi diçka mjaft njerëzore: Alicia u shëndosh.

Miliarderi, duke e marrë këtë si një fyerje personale, si rebelimin e një gruaje-objekt, nisi ta pëqeshte në publik. Machado ka rrëfyer për Times se, e poshtëruar siç ishte, i kërkoi kompanisë që ta ndihmonte të dobësohej: e thërritin në Nju Jork, e dërguan në një hotel, i organizuan seanca aktiviteti fizik që të dobësohej, por kur shkoi për herë të parë në palestër, gjeti Trumpin që kishte ftuar 90 gazetarë. E rrethuar nga telekamerat, i tha miliarderit se nuk donte që ta filmonin.

“Nuk më intereson” qe përgjigja e prerë e tij. Alecia në pesë vitet e mëpasme u luhat ndërmjet anoreksisë dhe bulimisë.  Në hetim ka pak nga të tëra: edhe gra që i kanë gjykuar korrekte dhe pozitive marrëdhëniet e tyre me Trumpin (i cili, pasi është intervistuar, ka mohuar shumë prej karakteristikave të përshkruara nga të tjerët për të).

Më pas ka vajza që, edhe pse janë larguar për shkak të posjtërimeve, më pas i janë kthyer “klanit” për avantazhe ekonomike apo karriere. Dhe vajza Ivanka nuk ëhstë gruaja e parë e çmuar nga Trump si menaxhere së cilës ai i ka dhënë pushtet të madh: në vitet ’80 emëroi kryetare të ndërtimeve Barbara Res.

Ishte e vështirë, tregon ajo sot: “Më thoshte: gratë janë inferiore ndaj burrave, por kur qëllon ndonjë e zonja është më e mirë”. Megjithatë Res rezistoi 15 vjet, ishte ajo që udhëhoqi punimet për ndërtimin e Trump Tower.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *