Lojtarët në një fushë golfi në Palmetto, Florida, u befasuan kur shumë pranë tyre një aligator gjigant po shëtiste i qetë në fushën me bar. Të pa shqetësuar, lojtarët e golfit, nuk nguruan të merrnin menjëherë foto dhe video të përbindëshit që po kalonte pranë tyre.
Një punonjës i fushës së golfit tha se personat e dinin praninë e aligatorit, por nuk e kishin parë atë më parë të dilte nga pellgu i ujit.
Megjithatë, ky përbindësh gjigant fatmirësisht nuk ishte aspak i rrezikshëm për të pranishmit, që në fund të ditës përveçse zhvilluan një lojë golfi, shuan edhe kureshtjen për të parë aligatorin gjigant.
Pronari i fushës së golfit tha se aligatori kishte një gjatësi prej gati 5 metrash.