Shërbimet spitalore në QSUT po drejtohen nga shefa të jashtëligjshëm. Atyre ju ka mbaruar mandati, por Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ajo e Arsimit Besa Shahini nuk po firmosin shefat e rinj ndonëse procesi është mbyllur para dy muajsh.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit nuk po marrin seriozisht zyrtarizimin e 41 drejtuesve të shërbimeve në spitalin më të madh në vend.
Procesi i përzgjedhjes së tyre ka përfunduar që në muajin Nëntor të vitit të shkuar dhe tashmë bluzat e bardha e kanë mësuar se cilin mjek do të kenë në krye të shërbimit spitalor ku punojnë, por firmat e ministres Ogerta Manastirliu dhe Besa Shahini po mbajnë peng emrat e tyre.
Nuk dihet ende pse një proces kaq i thjeshtë po zvarritet prej rreth dy muajsh. ABC news trasmenton në një kronikë të saj se ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit, por nuk ka marrë përgjigje. Mjekët jashtë kamerave thonë se ministritë me zvarritjen e publikimit të emrave po tentojnë të manipulojnë fituesit.
Ata tregojnë edhe se një pjesë e shefave të rinj nuk janë përzgjedhur me konkurs ashtu siç u paralajmërua, por janë emëruar në atë post. Madje disa prej kandidatëve për shef shërbimi kanë ankimuar në gjykatë emrin e përfolur si fitues ndonëse ai nuk është shpallur zyrtarisht.
Ndonëse procesi për të përzgjedhur drejtuesit e rinj të shërbimeve spitalore u zhvillua rreth tre vite me vonesë ai po vijon ende të zvarritet. Kjo pasi dy ministret Manastirliu dhe Shahini që duhet të miratojnë listën fituese vijojnë të heshtin.
v.l/ Dita

Se pari shefat ekzistues jane mafia e bluzave te bardha e lidhur me mafien e ilaceve. Te dyja do te perpiqen ta ruajne fort bashkepunimin. Pra, pritet te rizgjidhen shefat qe ishin, mafia i do rruget te hapura. Se dyti, eshte e turpeshme qe mbi gjysma e atyre qe synojne postin e shefit te sherbimit, mbajne edhe 1-2 detyra te tjera ne Universitetin e Mjeksise, duke filluar nga Rektori, Zv/rektoria e me radhe. Se treti kushdo qe ka nje aktivitet privat, madje license per te punuar si privat, nuk duhet te jete edhe shef sherbimi ne QSUT. Ndryshe, rrofte mafia.