Afrim Sela, 41-vjeçari që vrau vëllain e tij në fushë Mamurras, në fakt ka pasur qëllim që të vriste prindërit e tij.
Në këtë përfundim ka arritur policia.
Sipas kësaj të fundit, Sela kishte një konflikt me të atin.
Kjo, duke qenë se ai kishte shitur një pronë të përbashkët dhe i kishte dhënë të birit, një shumë lekësh, që sipas tij nuk ishte e mjaftueshme.
Për këtë arsye, ai ka vajtur në shtëpinë e vëllait të tij të vogël për t’u s sqaruar dhe gjatë debateve, ka dashur të vrasë të atin.
Por, atij i ka dalë para i vëllai dhe ka vrarë këtë të fundit.

Ky koment qe po bej ne kete postim eshte nje verrejtje e pergjithshme e lajmeve te shkruara ne kete gazete. Ju lutemi mos e masakroni gjuhen. Perpara se ta nxirrni lajmin, te pakten rilexojeni vetem nje here. Ketu ne 10 rrjeshta ka 10 gabime ortografike, pa folur per formen e fjalive. Mos ngateroni te foluren e gojes ose mesazhet e lena nga njerrezit me lajmin “zyrtar” te shkruajtur ne nje i ashtuquajtur gazetar qe ka per detyre te shkruaj minimum me nje gjuhe te paster, te kuptuesheme e te pasur.