Skandali i Përgjimeve/ Rebani Jaupi zëvendëson Haki Çakon

Elton Tafaruci

Pas pezullimit të Haki Çakos, ka ardhur edhe emri i zëvendësuesit të tij në krye të Policisë së Shtetit.

Haki Çako do të zëvendësohet nga Rebani Jaupi, i cili është zv/drejtor i Policisë së Shtetit. Jaupi do të mbajë këtë detyrë si i komanduar, ndërsa Çako ka të drejtë të apelojë vendimin e gjykatës.

Jaupi e ka marrë detyrën e zv/drejtorit të Policisë së Shtetit në 18 nëntor 2015. Ai më parë ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë  për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar  dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Aktualisht Rebani Jaupi, mban gradën policore “Drejtues i Lartë”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *