Sia aksidentalisht ka zbuluar fytyrën. Kjo ka ndodhur gjatë një koncerti që ylli i muzikës australian ka dhënë në Denver’s Seriesfest.
Për shkak të erës, paruka që 40-vjeçarja vendos në daljet e saj publike për tu mos identifikuar, u ngrit lart dhe fytyra e Sias doli në pah për pak sekonda. Këtë mundësi paparacët nuk e kanë lënë që tu ikë nga duart.
Këngëtarja australiane 40-vjeçare ka folur më herët për arsyen pse ka zgjedhur të mbajë identitetin e saj të përqendruar, edhe gjatë intervistave. “Unë nuk dua të bëhem e famshme ose e njohur. Unë nuk dua të kritikohem për mënyrë se si dukem në internet”, deklaron Sia.
Këngëtarja ka përdorur një mënyrë anonimiteti me parukat dyngjyrësh bardhezi. Një nga këngët më të dashura të Sia-s është “Cheap Thrills’ i cili vjen nga bashkëpunimi që ajo ka bërë me San Paul.
