Video/ PD denoncon kanabis në Vlorë, reagon policia

Elton Tafaruci

Partia Demokratike ka denoncuar qindra parcela të mbjella me kanabis sativa, që sipas saj ndodhen në zonën e luginës së Lumit të Vlorës. Me anë të një deklarate sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji tha: “Shihni këto pamje të siguruara nga Partia Demokratike dje. Shihni se si lugina e Lumit të Vlorës, është shndërruar në Luginën e Kanabisit”.

“Kjo është dëshmia e mbulimit të vendit me drogë, e rritjes së përditshme të këtij biznesi kriminal, që drejtohet nga Saimir Tahiri.

30 përqind e fitimit të cdo bime të mbjellë, ndahet mes shefave të policisë dhe Tahirit. Ky është pazari që garanton mbjelljen, rritjen, korrjen dhe transportin e drogës.

Pamjet janë filmuar pikërisht në zonën e Lumit të Vlorës, aty ku Habilajt e Tahirit kanë kontroll absolut mbi territorin.

Parcela pa fund që lulëzojnë, që sjellin qindra milionë euro për bandat e trafikantët, për njerëzit e afërt të Tahirit, i cili, përvec shumë garancive të tjera, u dha Habilajve edhe makinën e tij private, taksinë e drogës AA003GB, për tu siguruar paprekshmëri e semafor jeshil për lëvizjet e tyre.

Kjo pra është dëshmia e gjallë e krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim. Partia Demokratike do të vendosë rendin e sigurinë në vend, do të shtypë trafikun e trafikantët e drogës, do të ç’rrënjosë lidhjet e politikës me krimin”, – tha Salianji në konferencën e tij për median.

Në një reagim, Policia e Shtetit thotë se pamjet janë filmuar nga vetë Policia e Shtetit si pjesë e punës intensive për dosjen hetimore përkatëse.

Nxirret sekreti hetimor- Në deklaratë thuhet se ka nisur verifikimet dhe do të vihen përpara përgjegjësisë  punonjësit e policisë që kanë nxjerrë sekretin hetimor.

“Pamjet që u transmetuan sot nga PD janë filmuar nga vetë Policia e Shtetit si pjesë e punës intensive për dosjen hetimore përkatëse. Bazuar mbi këto hetime (përfshirë edhe pamjet) u zhvillua aksioni për asgjësimin e këtyre bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të shkeljes së ligjit.

Ndërkohë, Policia e Shtetit bën me dije se kanë nisur verifikimet dhe do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore e penale të gjithë punonjësit e policisë, të cilët kanë nxjerrë sekretin hetimor, duke ekspozuar detaje të një dosje në hetim”, thuhet në reagim.

Share This Article
1 Comment
  • Rama-Tahiri , thuhet se kane shtetin por edhe kete nuk
    e kane ,ndersa pushtetin te gjithe e ka Saliu me banden e tij . Keshtuqe Rama dhe Tahir mos lodhen kot dersa te
    vendoset VETTING -u , atehere , pasi te kontrollohe e
    gjithe policia per ruatjen e sekretit shteteror permes VETTING-ut , duke perdorur aparatet , do te kem shtet
    dhe banda e Sali Milloshevicit merr fund …!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *