Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla”.
Edhe pse më parë është njoftuar se ai do të takohet fillimisht me zv/kryeministrin serb Ivica Daçiç, i pari që e priti zëvendëspresidentin amerikan në aeroport ishte kryeministri Aleksandar Vuçiç.
Aeroplani i delegacionit amerikan të kryesuar nga zëvendëspresidenti Joe Biden, sapo ka arritur në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, edhe pse më herët u raportua se ai do të arrijë rreth orës 12:30, mirëpo për shkak të motit të keq, fluturimi nga Amerika ishte shtyrë.



