Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona në flagrancë, të cilët po trafikonin një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa. Operacioni i policisë i koduar “Il Mulo” (mushka), bëri të mundur sekuestrimin e 20 kg kanabis.
Në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës” policia ka ndaluar dhe kontrolluar dy automjete; automjetin tip “Volksëagen Golf 5” me targa AA 646 IT, me drejtues Sentiljano Uldedaj dhe pasagjer Bik Sufaj, si dhe automjetin tip “Renault ” me targa AA 248KR që drejtohej nga Pavlin Selvija dhe pasagjer Elvis Mandi, në të cilin nga kontrolli u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në formë boçe e futur nëpër thasë.
Në vijim të veprimeve të shpejta nga ana e forcave policore u bë e mundur që gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Pavlin Selvija u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg kanabis sativa në formë boçe dhe në total janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike.
Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se të arrestuarit në bashkepunim kanë qenë duke transportuar për qëllime tregtimi dhe trafikimi lendën e cila ju është sekuestruar.
Të gjithë të arrestuarit Pavlin Selvija 29 vjec, Sentiljano Uldedaj 29 vjeç, Bik Sufaj 26 vjeç dhe Elvis Mandi 29 vjeç akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
