45 femra për të “trullosur” armenët

Dita

Në sigurinë për ndeshjen e të dielës kundër Armenisë pritet të jenë 45 police femra. Policia e Elbasanit ka vendosur që të angazhojë 15 policë meshkuj dhe 45 police femra që do të jenë rreth fushës së blertë.

Kjo nuk është një risi pasi edhe në ndeshjen kundër Danimarkës kishte shumicë femrash. Mesa duket policia e Elbasanit konsideron se nuk do të ketë trazira dhe për këtë arsye ka vendosur që të mos ketë shumë policë meshkuj duke u dhënë prioritet femrave.

Gjithsesi, ne sugjerojmë që, për siguri mbani disa policë burra aty rrotull se nuk i dihet, ndeshje është.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *