46% e vendeve të lira të punës në Shqipëri në industrinë përpunuese

Edona Llukacaj

Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, bizneset në Shqipëri shprehin nevojë për teknikë në sektorë të ndryshëm, ndërsa rreth 46% të vendeve të lira të punës i ka industria përpunuese.

Biznese të ndryshëm kanë nevojë për të punësuar përpunues të drurit, të hekurit, rrobaqepës, këpucarë e kështu me rradhë.

Numri i vendeve të lira që ofrohen në industrinë e përpunimit është shumë më i lartë se ai i individëve që janë në statusin e punëkërkuesit. Kjo tregon se mundësitë për punësueshmëri të individëve që mund të punësohen në këtë sektor janë të mëdha.

Sektori i dytë me punësueshmërinë më të lartë është informacioni dhe komunikacioni,  si kompanitë celulare, IT, kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit. Ky sektor regjistron 9% të vendeve të lira të punës.

Ndërtimi është një tjetër sektor që ka potenciale të larta punësimi.  Edhe shërbimet administrative mbështetëse ku përfshihen kryesisht call center ka punësueshmëri të lartë.  Secila ka nga 8% vendeve të lira të punës në Shqipëri. Më pak mundësi punësimi ofrojnë bujqësia, pyjet dhe peshkimi si dhe arsimi.

Në total, gjatë 2018-ës, janë siguruar mbi 61 mijë vende vakante në zyrat e punësimit./Scan

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Oferte specihale per punesim… Gojet e Liga i referohen burimeve jashtezakonisht te pasigurta, se nje firme e sojit PiPiPi (mos e ngatarroni me shurren ju lutem) ka hapur fronte te reja pune, shifra e te ciles luhatet nga 1 deri ne 300.000 punetore me meditje. Dardha e ka bishtin prapa thote nje fjale e urte popullore, keshtu qe te interesuarit per pune do te ishte e mira qe mos te vinin parakushte per rrogen, pasi edhe ajo varijon sipas rendimentit. Sa me i madhe rendimenti, aq me e vogel rroga dhe ansjelltas. O burra ne rresht se keshtu ju do partia.

  • Kush i nxjerr keto lajme, propaganda e partise punes ?
    Rroga,rroga Aqif,sa eshte rroga,sa paguhem per punen qe me afron ?! Ju mor palaco shtet e biznese hajdutesh nuk po kerkoni puntore, po kerkoni skllever te penojne per ju per nje cope buke te qelbur qe te trashni ju gushen rehat rehat pa shpenzime.Bejini mutin o shqipetare si ja keni bere,shkoni ne europe,lerjani vendet e punes bosh maskarejve,deri sa te falimentojne,atehere do te detyrohen ta shkrine dhjamin
    e t’ju luten per pune

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *