49 kandidatë të PD-së, gati të pranojnë mandatin e deputetit

Leda Hysa

Dje në mesditë, pas protestës të opozitës përpara Parlamentit, kreu i PD Lulzim Basha, dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ju drejtuan KQZ, duke dorëzuar edhe dorëheqjet e listës të kandidatëve, të cilët plotësojnë totalin e emrave që PD dhe LSI ofruan në zgjedhjet e 2017.

Lulzim Basha, siç deklaroi edhe vetë, ka dorëzuar 103 dorëheqje, pra emrat e atyre që nuk pranonin të merrnin mandatin e deputetit.

Në total, Partia Demokratike dhe aleatët e saj brenda listës, paraqitën në vitin 2017 një listë prej 194 kandidatësh.

Por dje ka dorëzuar vetëm 103 dorëheqje, ndërkohë që mundi të fitonte vetëm 42 vende në parlament.

Nga lista fituese me 42 emra, dy deputetë, Mysliym Murrizi dhe Rudina Hajdari, nuk kane e dorëzuar mandatin.

Nga një llogaritje e thjeshtë, rezulton se të paktën 49 kandidatë nga emrat e listave që Lulzim Basha paraqiti përpara shqiptarëve në 2017, kanë refuzuar t’i binden atij dhe mund të marrin mandatin e deputetit.

Në listë ka dhe mjaft emra nga partitë aleatë.

I pari që pranoi mandatin ishte Ligoraq Karamelo I PBDNJ, ndërkohë që pritet dhe shumë emra të tjerë të marrin mandatin.

PD mund të ketë shumë shpejt një trupë të re parlamentare, e cila mund të jetë e njëjtë me numrin e deputetëve që kishte në Kuvend.

Nga numri prej 49 personash që kanë refuzuar të japin dorëheqjen nga lista Lulzim Basha, ky shumë shpejt do jetë kryetari i PD me një grup të panjohur parlamentar që ka dalë nga listat e paraqitur prej tij në KQZ në vitin 2017.

CNA.al raporton ndërkohë, se edhe disa emra të cilët kanë firmosur dorëheqjen nën presionin e Lulzim Bashës dhe drejtuesve të PD, pritet që të revokojnë doreheqjen e paraqitur, duke deklaruar një qëndrim të ri, pra pranimin e mandatit të deputetit.

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • Kreret pa parime imponojne -besnike te partise dhe tradhetare te partise…Bese te pabeseve-nuk ka,,..,prandaj shoke kandidate te Listave te Mones dhe Lulit; vraponi ne KQZ,se nuk ju ipet me ky rast!
    Beni vetes pyetjen:-Cfare do te bente Mona e Luli po te ishin ne vendin tim?Keta nuk kane bese me Atdheun,,shiten detin tek greku,jo te kene bese partie qe ua dhjefsha partite.

  • Keshtu iu pafsha , te hiqeni zvarre , si reptile qe jini ! Fati i PD-se tashme dihet .Ajo do shkrihet si kripa ne uje dhe do mbetet nje kujtim i erret e i hidhur ne historine e shtetit tone . kurse LSI , jo vetem do shkrihet pa lene gjurme , por edhe do te harrohet shume shpejt .

    • Pd do mbetet si partia qe lindi mes studenteve te dhjetorit 90. dhe eshte dhe do mbetet partia e vlerave.
      E kunderta eshte ke kampi komunist.
      Partia komuniste . .nderroi emmrin ne partia punes. Pwstaj e nderruan emrin ne parti socialiste per te mbuluar vrasjet 50 vjecjare dhe te grave me.barre per nje fjale goje. . Por tani i ka ardhur te vdes dhe rilindja bashke me komunisto socialistet bastarte qe i kane pire gjakun ketij popull.
      Sa te zjduken dhe vemjet e fumdit koministe pleq do te marri fryme lirisht ky vend.
      Kurse partia demokratile ka pshurrur enverin ramizin nanon dhe tani edvinin . Kete psikopatin e droguar qe del pa brek jo vetem do ta pshurrin po dhe do ja bejne mutin ne koke.

  • Me ne fund shpetuam nga cibanet.e huaj,dhe tani sa me shpejt para ligjit te paguajne ate qe shqiptaret presin padurim

  • mendoj qe edhe lulushi,monalikja do ta marrin mandatin.jo me kot monalikja ka vene ne deklarate date te muajit prill.disa tetjere e kane dorezuar pa date.keshtuqe,dobicllekun ia bejne njeri tjetrit.

  • Shyqyr qe ubpastrua parlamenti nga plerat.
    Pas kaq vitesh nuk do degjojme marrezite e berishes dhe idiotet mul noka dhe paloka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *