5 arsye pse gjithçka shkoi keq për Jose Mourinhon

redaktor

Më 7 gusht 2015 gjithçka shkonte mirë për Chelsea-n dhe Mourinho-n. Ishin favoritë për titullin duke qenë se ishin dhe kampionët në fuqi. Ai thoshte se po ndërtonte një skuadër që do i jepte Chelsea-t një dinasti 10-vjeçare. Kurse tani, “The Special One” u  përjashtua nga presidenti i bluve, Roman Abramovich për të dytën herë pas nisjes më të dobët në historinë e Premier League për Chelsea-n. Por çfarë shkoi kaq keq për Mourinho-n në çështje muajsh?

Vetëkënaqësia

Duke qenë se e fitoi titullin e vitit të kaluar 3 javë përpara, Mourinho ndjehej i kënaqur me lojtarët që kishte. Bëri po të njëjtin gabim si Manchester City që pas fitimit të kampionatit në vitin 2012 nuk e forcoi skuadrën mjaftueshëm. Edhe blerjet e Mourinho-s nuk rezultuan aq të suksesshme, Papy Djilobodji nga Nantes dhe Pedro Rodrigues nga Barcelona.

_86623968_mourinho_carneiro_getty

Mallkimi Eva Carneiro

Përkeqësimet filluan që me ndeshjen hapëse kundë Sëansea City në Stampford Brigde ku pas një mosmarrëveshje me doktoreshën e skuadrës Eva Carneiro, Mourinho kërkoi pezullimin e saj. Ai e akuzoi Evën se ishte një mjeke naive.

Të zhgënjyerit

Sjelljet provokative të Mourinho-s kanë qenë një shenjë dalluese e tij prej kohësh, por këtë vit ai e kaloi cakun, që përveç fjalëve nuk arriti asnjë rezultat. E futi ekipin në dëshpërim dhe zhgënjim të thellë. Shenjat e para që diçka nuk shkonte mirë, u dhanë që me humbjen 3-0 kundër Manchester City-t në ndeshjen e dytë të kampionatit.

Mungesa e lojtarëve të mëdhenj

Triumf i Chelsea-t vitin e kaluar u ndërtua me bazë mbrojtjen treshe të fortë që ndahej nga Terry, Ivanovic e Matic i avancuar. Megjithatë çelësi i suksesit dukej se ishte belgu Eden Hazard dhe dy blerjet e reja Cesc Fabregas dhe Diego Costa. Rënia në mënyrë të menjëhershme dhe të çuditshme e këtyre 6 lojtarëve të mëdhenj ishte ai që solli në rënien e Mourinho-s.

Sindroma e vitit të tretë

Ecuria e Mourinho-s në një ekip vë në dyshim atë që ai thoshte se do të ndërtonte një dinasti 10-vjeçare tek Chelsea. Kur u përjashtua për herë të parë nga Chelsea ai arrriti të fitonte vetëm një kampionat, kupën FA dhe një kupë lige. Ndryshe nga thotë ai, Mourinho është një trajner për sukses që arrihet shpejt, dhe nëse një klub kërkon të ndërtojë një dinasti ndoshta duhet t’i hedhë sytë nga një tjetër trajner. /T.O-BBC

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *