5 autoambulanca të reja, Manastirliu: Shkurtohet koha e pritjes së urgjencës

Bora Basholli

“Koha e mbërritjes së urgjencës është reduktuar me 2 minuta e 57 sekonda, me investimin e qeverisë për përforcimin e flotës së autoambulancave në territor”.

Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë ceremonisë së dorëzimit të pesë autoambulancave moderne, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese, me mbështetjen e qeverisë turke, nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ku merrnin pjesë edhe zv/drejtori i përgjithshëm i TIKA, Birol Çetin dhe ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Ahmet Yoruk. 

“Me qendrën unike të koordinimit të urgjencës mjekësore dhe shtrirjen e numrit 127 në të gjithë territorin, me investimet për 32 autoambulancat e reja nga qeveria shqiptare si dhe pesë të tjera që i shtohen sot flotës së autoambulancave kryesisht në zonat rurale dhe malore, përmirësojmë kohën e pritjes së urgjencës dhe cilësinë e shërbimit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se nuk është e largët dita kur telefonatat për urgjencën shpesh mbeteshin pa përgjigje dhe autoambulancat ishin vetëm transportuese të pacientëve, Ministrja e

Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se sot urgjencave mjekësore ju përgjigjemi më shpejt, por edhe më me cilësi.

“Vetëm për tremujorin e parë të vitit 2019 urgjenca mjekësore i është përgjigjur 96 mijë thirrjeve për ndihmë mjekësore në rang vendi. Numri i misioneve të kryera është rreth 25 mijë, nga të cilat 13 mijë e 400 misione pacientë janë trajtuar në banesë dhe 10 mijë janë transportuar për ndihmë të specializuar në spital. Trajtimi në banesë i më shumë se gjymës së pacientëve, shënon një arritje cilësore të shërbimit mjekësor të ofruar nga ekipet e urgjencës mjekësore,”, tha Manastirliu.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Pash Zotin me keto rrena. Koha e pergjigjes 2min e 57 sek!!!!!! Une kam punuar 8 vjet ne kohen e Enveri ne urgjence kur rruget ishin bosh. Koha reale e mbrritje se urgjences naten ishte 12-15 min. Diten koha e mbrritjes se urgjence shkonte 15-20 min. Flas per rastet kur makinat ishin te lira dhe ishin ne pikat e tyre dmth nje makine tek farmacia 10 , nje tek petronini, nje tek treni dhe nje tek 21 dhjetori. Ne letra koha gjithmojne raportohej nga 4-7 min ( Varej si e rregjistronte mjeku primar ne rregjister. Ne cdo faqe rregjistri lihej nje rrjesht bosh per te dale nga belaja. Kur ishin 8 kerkesa ne nje kohe dhe vetem 4 makina , koha e thirrjes rregjistrohej ne copa letrash dhe rregulloheshin me vone ne rregjister.
    Qe te realizohet koha 2 min 57 makina urgjences duhet te jete poshte pallatit dhe per 2min57sek duhet te ngjisesh shkallet e pallatit deri ne katin e peste.

    Te lutem Znj Ministre , me shume stil ne te genjyer.

  • Ja nje ministre komplet e pa afte por edhew mashtruese!
    Kujt i duhen keto reklama,me flota,flotilje,kryqezote,avione bombardues etj?
    Hiqni dore nga keto mashtrime o ministre e pa afte?
    Pse nuk del te thuash se te besh nje analize gjaku te duhet te presesh radhen 30 dite?
    Te besh nje vizite tek mjeku specialist te duhet te presesh 2-3 muaj ne radhe?
    Te besh nje ECHO te duhet te presesh 2 muaj?
    Te duash te besh nje rezonance magnetike te duhet te presesh 3 muaj qe te te vizitoje mjeku specialist dhe me pas te presesh edhe 6 muaj te tjere sa te vije radha te besh rezonancen?
    Kete quani ju SHENDETESI FALAS o mashtrues te korruptuar?
    Pse nuk doli kjho ministre te jape llogari se pse u kapen ilace te skaduara ne spitale prej 7 milion euro,nbje shume kolosale?
    Kush e ka fajin qe nuk u denua?
    Per keto dil ti ministre e jo per karrocat dhe plehrat e rruges!
    Turpi ju mbulofte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *