Letër e nënshkruar,
Koli J. Dano
- Lajme nga SHQUP-i
Nuse SHQUP-i bën ca zyra
Për dy ish-kryetar,
Në PD-në me shumë fytyra,
Cili vall’ është i par’?!
- Rezoluta “Basha”
Rezolutës “Basha”
Lëngun po ia pin’,
Se këputën ca të trasha
Që askush s’u thotë “amin”?!
- Jozefinës
Dërdëllisin e bekuar:
“Kandili yt kaq e pat!”
Ndaj dhe Basha yll të shuar
Të zbriti nga qiell’ i shtatë!
- Gridës
Pse vajton si kukuvajkë,
Duke hedhur ndonjë shashkë?!
Më vjen keq o moj “cajkë”
Të përfolesh si erashkë!
- Dardanë!!!
Faqenxirët e Kosovës!
Turp i ngrënë me bukë!
Bythzbuluar i flasin botës
Të “vdekurit” për kolltuk!
