Nëse jeni në kërkim të një pune të re dhe jeni duke hartuar, apo përditësuar Cv-në tuaj, në këtë artikull po ju listojmë disa nga gabimet dhe informacionet që duhet t’i shmangni, për të qënë më të suksesshëm në karrierën tuaj.
Përshkruani veten me shumë superlativa
Është jo profesionale të flasësh për veten me superlativa. Këshillohet të përdorni një gjuhë sa më profesionale dhe të shmangni epitetet e tepruara rreth vetes
Listoni eksperienca që nuk kanë lidhje me vendin e punës ku aplikoni
Çdo Cv përgatitet për një qëllim të caktuar dhe lidhet me një profesion të caktuar ku ju dëshironi të punësoheni. Prandaj këshillohet të mos listoni eksperienca që nuk kanë lidhje me atë fushë ku aplikoni. Për shembull nëse jeni duke aplikuar për një vend pune në fushën e marketingut, nuk është aspak e nevojshme të përmendni në Cv se keni punuar si kamerier/e kur keni qenë me studime.
Përmendni gjëra shumë personale
Nuk është e nevojshme të përfshini në Cv gjendjen tuaj civile, sa fëmijë keni apo numrin e sigurimeve shëndetësore. Të tilla informacione janë shumë personale dhe nëse do të jetë e nevojshme, intervistuesi mund t’ju pyesë vetë në një fazë të caktuar të intervistës.
Listoni të gjitha hobit tuaja
Është e tepërt që të listoni në Cv hobit dhe pasionet tuaja që nuk kanë lidhje me pozicionon e punës ku po aplikoni. Përmendni vetëm ato cilësi që kanë lidhje me punën.
Përfshini në CV kontaktet e personave për rekomandim
Edhe kjo është e tepërt dhe e pa nevojshme në Cv. Zakonisht pasi të kryeni intervistën e parë të punës, dhe punëdhënësi mund të jetë i interesuar për ju, ai do t’ju kërkojë vet disa kontakte për referencë. Në këtë situatë, gjithmonë rekomandohet të lajmëroni paraprakisht referuesit se dikush do t’i pyesë për ju.

Nga ca thot artikulli ka ganim piken e pare
Ne CV duhet ta mburresh veten , porse ne menyre inteligjente dhe me sa me pake fjale, por ato fjale te jene te goditura
Dhe puka qe i terheq me shume bisat esht vitet e punes
Dmth fut nja 7-8 vjet pune
Ndersa ato pikat e tjera nuk futen fare ne CV
Per ketu ne Amerike kush do CV te me thote mua dhe e ndihmoj une qe te bej nje CV te mire , porse megjithate kyci esht ca do thuash ne interviste, se aty te rezojn ata
Dhe pyetja kyce qe bejn ata ketu ne Amerik esht : Cfare pyetje ke ti per ne ?
Kesaj ata i japin shume rendesi se duhet ti besh atyre nje pyejte qe tevtregosh se e di zanatin tend dhe pyetja te jete dicka cruciale nga zanati se si ata e trajtojn ate problem
Nqs ju thua qe ” nuk kam asnje pyetje per ju” ata direkt te rezojne
Nejse kush esht ne Amerike dhe shkon per Interviste pune ta kete parasysh ate pyetje se ajo pyetje te jep fitoren. Ndersa aty ne Shqiperi nuk e di si esht strategjia e intervistes, porse per ketu ne Amerik e di mire ket pune