Përpara se Lulëzim Basha të ngjitej në podium e të merrte fjalën, disa protestues rrëfyen historitë e tyre “rrëqethëse”. Citimet e mëposhtme janë trajtuar me ironi e janë shpërndarë në rrjetet sociale, por na besoni ishin shumë të ngjashme me gjithçka çka shkruhet këtu:
– Quhem Klara dhe jam studente. Unë nuk e duroj dot drogën sepse ajo të dëmton shëndetin dhe nuk është mirë që rinia shqiptare të përdorë drogë.
– Jam Genci dhe jam i papunë. Pavarësisht se Edvini nuk hap vende pune, unë nuk merrem me trafiqe droge dhe nuk dua që ta njollos imazhin e vendit sepse njollos imazhin e fisit dhe të familjes time. Rama ik, rroftë PD-ja!
– Unë quhem Brimslida dhe jam pedagoge. U them shpesh studentëve të mi që mos pini drogë, më mirë hani fruta dhe perime sepse u ndihmojnë metabolizmin. Le që ku kanë lekë studentët e mi të blejnë fruta, lekët i ka vjedhur Edvin Kristaq Rama.
– Emri im është Katerina. Kam një familje të mrekullueshme. Mami dhe babi im asnjëherë nuk kanë pirë drogë, ndaj s’kam arsye të pi dhe unë drogë. Kur të rritem dua të bëhem si ata të dy me një familje të pastër pa drogë. Rroftë PD-ja, rroftë Sali Berisha, rroftë Grida Guma, poshtë LSi-ja!
– Vij nga fshati i bukur dhe historik i Lazaratit. Quhem Baftjar. Jam i papunë, kam në shtëpi nënën time plakë pa pension. Rroftë Sali Berisha, rroftë Dashnor Aliko, poshtë këlyshët komunistë që trafikojnë drogën tonë nga Divjaka për në Divjakë. Dhe tani fjalën e ka nënkryetari i Partisë Demokratike Lulzim Baaaaashaaaa….

Rrënqethse sidomos historia e Brimes hahahahahahah…
ky baftjari fundit ishte me rrota
Hahaha… 😉